29 Mars 2024

AGK: RTK nuk guxon ta shuajë zërin sindikalë dhe gazetaresk

Prishtinë 26 mars - Asociacioni i Gazetaërve të Kosovës kundërshton vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së për shkëputjen e marrëdhënies së punës së dy punëtorëve të transmetuesit publik, kryetarit të sindikatës së pavarur Fadil Hoxha dhe zëvendëskryetarit Arsim Halili.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës vlerëson se vendimi i drejtorit të përgjithshëm të RTK-së nuk ka bazë të mjaftueshme përmbajtësore për largimin e dy punëtorëve, aq më pak kur njeri prej tyre është në krye të sindikatës, veprimtari e rregulluar me ligjet në fuqi, e tjetri gazetar, mision i pakontestuar për shpalosjen e informatave.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kujton se me ligjin e RTK-së, RTK-ja ka statusin e televizionit publik me rëndësi të posacme i cili ofron shërbim publikut në fushën e veprimtarisë mediale. Rrjedhimisht si institucion i rëndësisë nacionale RTK-ja nuk guxon ta shuajë zërin sindikalë dhe gazetaresk.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përcjellë në vazhdimësi zhvillimet në transmetuesin publik dhe kërkon nga Kuvendi i Kosovës që si themelues në pajtim me ligjin të punojë në sigurimin e pavarësisë institucionale për ta shndërruar RTK-në në një televizion në shërbim të publikut e jo në një arenë konfliktesh personale e ndërpersonale që ndërsyhen nga partitë politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)