28 Mars 2024

Ofertat turistike nga Kosova prezantohen në Berlin

Prishtinë, 6 mars - Në panairin “Bursa Ndërkombëtare e Turizmit - ITB 2015”,  që po mbahet në Berlin të Gjermanisë, përfaqësuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, së bashku me tour operatorë nga Kosova janë duke i promovuar ofertat turistike si dhe mundësit për investime në këtë sektorë.

Gjatë panairit, shtandin e Kosovës e ka vizituar ambasadori i Kosovës në Berlin, Skender Xhakaliu së bashku me stafin e Ambasadës. Ambasadori Xhakaliu  ka biseduar me tour operatorët rreth rëndësisë së pjesëmarrjes së Kosovës në panaire ndërkombëtare, e në ve¬çanti për ITB-në, pasi që  janë rritur kërkesat për turizëm në Kosovë nga tregu gjerman.

Gjatë tri ditëve të para të këtij panairi, tour operatorët kosovarë kanë zhvilluar takime të ndryshme dhe janë krijuar kontakte të cilat do ta fusin Kosovën në iteneraret e agjencive të mëdha turistike.

Në standin e Kosovës së bashku me përfaqësuesit e KIESA-s, ofertat turistike po i promovojnë këta tour operatorë: “Vas Tours”, “Rugova Experience Trek”, “Hiking Njeri”, “Traveks” dhe  “Gears Up Solutions”.

Pjesëmarrja në panairin “ITB 2015” është realizuar nga KIESA në bashkëpunim me USAID/EMPOWER dhe Swiss Contact/PPSE.

Në panair, këtë vit, ka më shumë se 10 mijë ekspozues të industrisë turistike nga 180 vende të botës, të cilët prezantojnë në 26 hollet e panairit dhe do të jetë i hapur deri më 8 mars.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)