29 Mars 2024

Kosova e Shqipëria, bashkëpunim në fushën e rinisë

Prishtinë, 6 mars - Zëvendëskryeministri Kujtim Shala, njëherësh Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka pritur në takim Ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, ErionVeliajn, me të cilin diskutuan për thellim të bashkëpunimit në fushën e rinisë, përmes shkëmbimit të përvojave të ndërsjella dhe për hartimin e një kalendari të përbashkët edhe në fushën e rinisë.

Zëvendëskryeministri Shala e vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes Kosovës dhe Shqipërisë në të gjitha fushat, me theks edhe në atë të rinisë. Ai theksoi bashkëpunimin edhe në fushën e Kulturës ku së bashku me ministren MirelaKumbaro – Furxhi kanë nënshkruar Kalendarin e përbashkët të aktiviteteve kulturore që do të organizojnë Kosova e Shqipëria gjatë vitit 2015.

Shala e informoi ministrin Veliaj për mbështetjen që jep MKRS-ja për fushën e rinisë, përmes dhënies së granteve dhe formave të tjera të përkrahjes direkte dhe për organizimin strukturor të rinisë në Kosovë.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri u shpreh se është i gatshëm që këtë përvojë të përbashkët ta avancojë më tutje duke bashkëpunuar në projekte e aktivitete konkrete dhe se është dakord për një shtim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e rinisë.

Nga ana tjetër, ministri Veliaj, e çmoi bashkëpunimin në fushën e kulturës, sidomos Kalendarin e përbashkët të aktiviteteve dhe theksoi se është e rëndësishme dhe me interes që një i tillë të hartohet edhe në fushën e rinisë, duke potencuar shkëmbimin e përvojave, me qëllim të edukimit dhe punësimit të të rinjve.

Të dy ministrat u dakorduan në parim për shtim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e rinisë dhe për krijimin e dy grupeve punuese për hartimin e njëKalendari tëpërbashkët për fushën e rinisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)