20 Prill 2024

Posta e Kosovës nuk është në kolaps

Prishtinë, 6 mars - Menaxhmenti i Postës së Kosovës njofton opinionin publik se të gjithë punëtorët i kanë marrë pagat për muajin shkurt. Posta e Kosovës nuk është në kurrfarë kolapsi.

Është e vërtetë se më 2 mars punëtorët kanë marrë 85% të pagës, por dje u është paguar edhe pjesa e mbetur prej 15%. Pra kjo çështje është mbyllur ashtu siç i ka njoftuar Menaxhmenti punëtorët.

Që nga ndarja nga PTK, Posta e Kosovës ka rritur të hyrat vazhdimisht përmes shërbimeve dhe produkteve të reja, ngritjes së cilësisë në shërbime dhe efikasitetit në punë.  Mirëpo, ka trashëguar sfida të mëdha pas ndarjes nga PTK e njëra nga to janë pagat e larta të punëtorëve.

Menaxhmenti është i bindur se përmes projekteve të mëdha që ka lansuar vitin e kaluar siç është Shërbimi i Pagesave dhe projekteve tjera që do të lansohen së shpejti do të arrijë të krijojë të hyra edhe me të mëdha. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)