29 Mars 2024

Shqipëria dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në fushën e punësimit

Prishtinë, 6 mars - Prishtinë, 6 mars - Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe integrimit në lëminë e punësimit dhe aftësimit profesional mes dy vendeve, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi dhe homologu shqiptar, Erion Velijaj sot diskutuan dhe u pajtuan për modalitetet dhe hapat që duhet ndërmarrë në vitin 2015.

Në këtë takim u disktua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e aftësimit profesional, veçmas në komunat që shtrihen në zonën kufitare.

Gjithashtu u diskutua dhe u dakordua që pala kosovare të angazhohet në heqjen e lejës së punës për qytetarët shqiptarë, si masë reciprociteti për ate që qeveria shqiptare tashme e ka bërë për qytetarët e Kosoves.

Palët përmbyllën dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe pensioneve si dhe u zotuan që puna në fushat tjera me interes reciprok të vazhdojë në grupe teknike.

Ministri Abrashi dhe Veliaj ri-theksuan rëndsinë e këtij bashkpunimi si përcaktim i dy vendeve që të shtyjnë procesin e intgrimit evropian, dhe ky forcim bashkpunimi shpreh vendosmëdrinë e Shqipërisë dhe Kosovës që të avancojnë këtë proces.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)