29 Mars 2024

Kuvendi të hetojë situatën e krijuar në RTK

Prishtinë, 5 mars - Një numër i madh i Organizatave jo Qeveritare kanë bërë të ditur se po përcjellin me vëmendje dhe shqetësim të lartë zhvillimet brenda Radio Televizionit të Kosovës.

Protestat e një pjese të redaktorëve dhe gazetarëve të këtij mediumi, kundër presionit, censurës dhe propagandës së pjesës tjetër të eprorëve të tyre sipas këtyre OJQ-ve nuk mund të mbetet vetëm brenda këtij institucioni me rëndësi publike.

\"Për më shumë, ne si shoqëri duhet penguar çfarëdo tendence partiake për të pasur ndikimin në politikat redaksionale të televizionit publik.\"

\"Prandaj, duke e vlerësuar këtë situatë si alarmante, ne kërkojmë që këto shqetësime të adresohen nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si themelues i Radiotelevizionit të Kosovës dhe si mbrojtës i autonomisë institucionale dhe financues direkt i mediumit publik\", theksojnë këto organizat.

Në veçanti, shqetësimet e ngritura nga stafi i RTK-së sipas tyre duhet të hetohen në mënyrë të detajuar nga Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

OJQ-të kërkojn se ky komision parlamentar duhet të hetojë nëse RTK-ja është duke e përmbushur obligimin ligjor për informim të saktë, objektiv, të paanshëm dhe të shpejtë të qytetarëve të Kosovës. Përveç kësaj, RTK-ja duhet të hetohet edhe për mospërmbushjen e obligimeve të tjera ligjore.

\"Në veçanti, komisioni duhet të kërkojë llogari nga menaxhmenti i RTK-së për dështimin e propozimit të mekanizmit për mbledhjen e tarifës së abonimit, gjë që është dashur ta bëjë jo më vonë se 12 muaj nga hyrja në fuqi e Ligjit për RTK. Në bazë të këtij ligji RTK-ja do të financohej direkt nga buxheti i shtetit për një periudhë tranzitore tre vjeçare, periudhë e cila përfundon në prill të vitit 2015.\"

\"Duke u solidarizuar me përpjekjet e redaktorëve dhe gazetarëve të RTK-së në mbrojtje të parimit për informim të paanshëm të publikut, ne organizatat e poshtëshënuara i bëjmë thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga ndërhyrjet në pavarësine editoriale të Radio Televizionit të Kosovës.\"

Çdo ndërhyrje e palëve të treta është shkelje e mandatit ligjor të RTK-së dhe instrumentalizim i transmetuesit publik për qëllime politike të grupeve të caktuara. Besimi publik në RTK-në është lëkundur ndieshëm viteve të fundit, si rezultat i ndërhyrjeve të drejtpërdrejta të partive në pushtet.

Reagimi i redaktorëve të RTK-së është thirrje për të gjithë ata që e dëshirojnë RTK-në të lirë nga ndikimet politike. Tani është momenti për t’u bashkuar dhe reaguar fuqishëm kundër të keqes në Radio Televizionin e Kosovës, që po e pengon përmbushjen e misionit të saj për informim të drejtë dhe të paanshëm të publikut, i cili është financuesi i RTK-së.

Organizatat e nënshkruara:

Advocacy Training & Resource Center (ATRC)

Alter Habitus (AH)

ÇOHU

Community Building Mitrovica (CBM)

DAM Festival

Developing Together (DT)

Dokufest

EC Ma Ndryshe (EC)

Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS)

Forumi për Iniciativë Qytetare (FIQ)

Friedrich Ebert Stiftung Prishtina (FES)

Green Art Center Prishtina (GAC)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS)

Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut Kosovë (YIHR)

Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS)

Iniciativa për Progres (INPO)

Instituti Ballkanik i Politikave (IPOL)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)

Instituti për Studime të Avancuara GAP

Instituti RIINVEST

Konsumatori

Kosovo 2.0

Lëvizja FOL

Mundësia

Peer Educators Network (PEN)

Prehja

Programi për të Drejtat Civile në Kosovë (CRP/K)

Qendra Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar (KCIC)

Qendra për Politika dhe Avokim (QPA)

Qendra Multimedia

QPS Shtëpia e Shokëve

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK)

Syri i Vizionit (SiV)

Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës (STIKK)

Teatri ODA

Trashëgimia Kulturore pa Kufij Prishtinë (CHwB)

7 Arte

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)