26 Prill 2024

Studentët e Mitrovicës diskutuan për sfidat e së ardhmes

Mitrovicë, mars - Organizuar nga Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), u mbajt të enjten një tryezë debati për sfidat e universiteteve të reja.

Në këtë tryezë përveç studentëve të UMIB-it ishin të pranishëm edhe studentë dhe profesorë nga Universiteti i Gjilanit “Kadri Zeka”.

Të pranishmëve me një fjalë rasti në fillim ju drejtua edhe rektori i UMIB-it, Alush Musaj, i cili përgëzoi studentët për këtë nismë në mënyrë që bashkërisht të diskutojnë për të gjitha projektet dhe sfidat.

“Është kjo një mënyrë e mirë e bashkëpunimit dhe koordinimit në mënyrë që bashkërisht të përballemi me problemet dhe sfidat që kemi dhe bashkërisht të ecim përpara”.

Rektori Musaj, i njoftoi studentët për disa nga aktivitetet kyçe që janë bërë brenda dy vitesh prej themelimit të UMIB-it.

“Nesër, me 6 mars 2015 bëhen dy vite për themelimit të UMIB-it dhe brenda kësaj kohe kemi arritur që të konsolidohemi jashtëzakonisht mirë”, tha ai.

Në këtë kontekst, ai përmendi themelimin e të gjitha organeve të brendshme universitare, si Këshillin Drejtues, Senatin, mandej organet për përfaqësimin e studentëve etj.

“Përveç kësaj kemi arritur me sukses të akreditohemi si universitet dhe në këtë vit akademik në kuadër të 6 fakulteteve funksionojnë 23 programe që kanë ofruar mundësi të mëdha për studentët e rajonit, por edhe më gjerë”.

Në anën tjetër, studentët themelimin e UMIB-it e kanë vlerësuar si një vendim tepër të rëndësishëm që ju ka ndihmuar shumë të rinjve të rajonit. Alban Fazliu, kryetar i Parlamentit të Studentëve, tha UMIB-i është një derë që ka hapur shumë mundësi për të rinjtë që nuk kanë mundur të studiojnë për shkak të kushteve ekonomike.

Studentët që ishin të pranishëm në takim, u interesuan edhe për kampusin e ri që po ndërtohet në Mitrovicë, i cili do të përmirësoj kushtet e punës.

Në këtë kontekst pati pyetje edhe planet sa i përket ndërtimit të konvikteve, mandej mensës së studentëve, bibliotekave nëpër fakultete etj. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)