29 Mars 2024

Bajrami premton mbështetje për Universitetin e Mitrovicës

Mitrovicë, mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Arsim Bajrami, vizitoi të enjten Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ku premtoi mbështetje në mënyrë që ky universitet të jetë model në Kosovë.

 Gjatë qëndrimit në UMIB, ministri Bajrami, fillimisht zhvilloi një takim me rektorin, Alush Musaj, kurse më pas në sallën e senatit mbajti edhe një takim me anëtarët e Këshillit Drejtues, senatorët, dekanët, prodekanët, koordinatorët, studentët etj.

Ministri Bajrami, u shpreh krenar që po ndërtohet një universitet i mirë në Mitrovicë. “Qeveria e Republikës së Kosovës dhe MASHT-i janë të interesuar që të punojnë bashkë me ju për të ndërtuar një universitet model në Mitrovicë”.

Në këtë kontekst ai falënderoi profesorët mitrovicas që përkundër kushteve të vështira kanë mbajtur frymën akademike.

Duke folur më tej për UMIB-in, ai theksoi se është një projekt i suksesshëm, që po formohet, po ndërton një identik të ri që i duhet qytetit të Mitrovicës dhe komunave përreth, një universitet që do të plotësoj nevojat për kuadro në këtë rrethinë.

“Ne si qeveri jemi jashtëzakonisht të kënaqur me përpjekjet e që ka bërë menaxhmenti me zhvillimin e aktivitetit akademik në këto kushte çfarë janë dhe  që po bëhen çdo herë më të mira”.

Ministri Bajrami, premtoi mbështetje për projektin e kampusit të ri universitar që është në ndërtim e sipër në Mitrovicë.

Ai tha se kampusi do të ofroj kushte evropiane për studim që do t’ia ketë zili e gjithë Kosova. Gjithashtu ai foli edhe për planin qeveritar për katër vitet e ardhshme, ku arsimi mbetet prioritet dhe në këtë kontekst ngritja e cilësimit në arsim në të gjitha nivelet.

Ndërsa rektori, Alush Musaj, e falënderoi ministrin për vizitën dhe mbështetjen e ofruar. Mandej e njoftoi ministrin për ecurinë e punës në UMIB.

“Jemi në prag të dy-vjetorit të themelimit të UMIB-it dhe përgjatë kësaj kohe kemi arritur të konsolidohemi sa i përket organizimit të brendshëm dhe poashtu të ndërtojmë një bashkëpunim të mirë me universitetet tjera në vend, në rajon, por edhe më gjerë”.

Rektori Musaj, tha se në kuadër të UMIB-it funksionojnë 6 fakultete me 23 programe. “Duke qenë se Mitrovica ka traditë akademike, qëndrojmë mirë edhe me stafin akademik, ndërsa presim që sa më shpejt të përfundoj edhe ndërtimi i objektit të ri universitar në mënyrë edhe kushtet e punës të jenë shumë më të mira”.    

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)