20 Prill 2024

Kërkohet shkarkimi i Kastratit e Arifit nga postet editoriale në RTK

Prishtinë, 4 mars - Redaktorë e gazetarë të Radio Televizionit të Kosovës (RTK) përmes një proteste që kanë mbajtur sot kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj gjendjes në të cilën ndodhet prej kohësh, Radio Televizioni i Kosovës.

Kjo gjendje sipas tyre ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve të vazhdueshme joprofesionale dhe censurës e cila është ushtruar tek stafi editorial nga Lorik Arifaj dhe Ngadhnjim Kastrati.

Kësaj proteste i janë bashkuar edhe kolegët tjerët të Televizionit por edhe të RTK-Radios të cilët kundërshtojnë emërimin e kryeredaktorit Albert Ademi.

\"Të përballur me këtë situatë, ne 12 redaktorët e Dhomës së Lajmeve, në mënyrë zyrtare dhe të organizuar kemi kërkuar nga Menaxhmenti dhe Bordi i RTK-së, shkarkimin e këtyre dy idividëve, të cilët, si eprorët tanë direkt kanë ndërhyrë në pavarësinë tonë editoriale, duke shkelur çdo normë etike dhe profesionale, në kundërshtim me Ligjin për RTK-në dhe standardet profesionale të miratuara nga Bordi i RTK-së.\"

\"Neglizhimi i këtyre shqetësimeve nga ana e drejtuesve të RTK-së, i bën ata bashkëpërgjegjes për situatën e krijuar, e cila po rrënon imazhin e Transmetuesit Publik, si servis në shërbim të qytetarëve, me kontributin e të cilëve punojmë edhe ne dhe mbahet gjallë RTK.\"

\"Ne 12 redaktorët e RTK-së, në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë të luhet me dinjitetin tonë moral dhe profesional dhe nuk do të pranojmë që të instrumentalizohemi nga asnjë individ që dëshiron t`i shpie pëërpara axhendat personale apo politike. Në këtë kontekst ne kemi prova të dokumentara që dëshmojnë se këta individë kanë ndërhyrë arbitrarisht duke hequr lajme e kronika e madje edhe duke ndërprerë në gjysmë, edicionin e lajmeve\", thuhet në reagimin e këtyre redaktorëve.

Ndonëse kanë vepruar me vonesë, ata e mirëpresim angazhimin Bordit të RTK-së për anulimin konkursit por është i parpanueshëm fakti që bordi inkurajon këta persona, të cilët me fakte ua kemi dëshmuar se janë censurues dhe prodhues të propagandës, që të konkurojnë sërish në konkursin e radhës.

\"Këta persona duhet të shkarkohen nga të gjitha përgjegjësitë udhëheqëse që lidhen me postet e larta editoriale, për shkak se ata po vazhdojnë të nënshkruhen në edicionet e lajmeve, si eprorë tanë në pozitat që kanë mbajtur para konkursit.\"

\"Ju bëjmë të qartë se angazhimi ynë është tërësisht parimor dhe se asnjëri nga 12 redaktorët inicues të kësaj proteste nuk do të jenë në konkrusin e radhës për kryeredaktorë.\"

\"Jemi të vetëdijshëm se protesta nuk është zgjidhja më e mirë për imazhin e RTK-së, por dëshirojmë t`ua bëjmë të qartë se përballë injorimit të vazhdushëm, kjo alternativë ka qëne e rruga e vetme që të shpëtohet degradimi i mëtejmë i RTK-së, në mënyrë që ajo t`i kthehet publikut\", thuhet me tutje në reagimin e tyre.

Ata njëkohësisht kan ftuar Kuvendin e Kosovës që urgjetisht të merret me RTK-në dhe në këtë kontekst të ofrojë zgjidhje për financimin e qëndrushëm i cili do të mundësonte pavarësi institucionale e editoriale të RTK-së

\"Me këtë rast u bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që kontributin e tyre për zhvillimin e RTK-së ta bëjnë në Kuvend dhe të mos e shfrytëzojnë këtë kauzë të siqertë dhe tërësisht parimore, për agjendat e tyre politike. E poashtu të mos e shfrytëzojnë fuqinë e tyre politike të diktatit që të ndikojnë në politikën editoriale të RTK-së\". 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)