19 Prill 2024

Veseli premtoi angazhimi që të ndriçohet fati i personave të pagjetur

Prishtinë, 4 mars - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot përfaqësuesit e tetë organizatave që trajtojnë çështjen e të zhdukurve të luftës së fundit në Kosovë, si dhe me Prenk Gjetajn, udhëheqës i zyrës qeveritare për personat e zhdukur.

Kryetari Veseli në takim me përfaqësuesit e organizatave që merren me të zhdukurit e luftës së fundit u njoh me brengat e familjarëve të të zhdukurve dhe misionit të tyre për zbardhjen e fatit të tyre, pas 16 vjetëve.

Ata paraqitën brengën e mos ndriçimit të fatit të të zhdukurve, pakënaqësinë lidhur me angazhimin e institucioneve për këtë çështje, diskriminimin me rastin e kompensimit krahasuar me kategoritë tjera të luftës dhe çështjet tjera që lidhen me trajtimin institucional.

Përfaqësuesit e organizatave paraqitën edhe kërkesën për ngritjen e një Obelisku për të pagjeturit, ngritjen e një memoriali për këtë kategori dhe të mbahet seancë parlamentare lidhur me të pagjeturit.

Kryetari Veseli premtoi angazhimin maksimal institucional që të ndriçohet fati i personave të pagjetur në bashkëpunim me institucionet tjera vendore e ndërkombëtare.

Po ashtu, Kryetari Veseli theksoi se çështjet e arsyeshme të ngritura këtu do të gjejnë zgjidhje gradualisht.  

Në takim u mirëprit ideja e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli që në nivel vendi të organizohet Java e të zhdukurve, ndërsa nga fundi i marsit apo fillimi i prillit të këtij viti të mbahet një seancë parlamentare kushtuar personave të pagjetur dhe derisa të fillojë puna në Muzeun kushtuar të pagjeturve, të ngritet pllaka memoriale brenda Kuvendit kushtuar këtyre personave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)