20 Prill 2024

Gjykata Speciale nuk formohet për UÇK-në por për individë të caktuar

Prishtinë, 4 mars - Lëvizja FOL ka mbajtur sot diskutimin e radhës në kuadër të Forumit FOL Hapur, ku i ftuar ishte Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa. 

Petrit Zogaj nga Lëvizja FOL tha se po e fillojmë sezonin e pranverës të Forumit FOL Hapur ku i ftuari i parë është Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Isa Mustafa, i cili do të prezantoi prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik të vendit, sundimin e rendit dhe ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe çështjen e liberalizimit të vizave dhe Marrëveshjen e Asocim-Stabilizimit. 

Kryeministri i Kosovës, z. Isa Mustafa tha se javën e kaluar kanë aprovuar programin qeverisës, për të cilin kanë punuar edhe para zgjedhjeve. Rëndësi në këtë program sipas tij i është dhënë zhvillimit ekonomik. \"Në zhvillimin ekonomik janë edhe problemi i hapjes se vendeve te punës, niveli i lartë i varfërisë të cilën na duhet ta ulim. Gjendja aktuale ekonomike në Kosovë është e rëndë andaj prioritet për qeverisjen tonë do të jenë bujqësia, ndërtimtaria, teknologjia informative, xehtaria etj\", deklaroi Mustafa. 

Sa i përket liberalizimit të vizave, kryeministri Mustafa tha se ka pasur mendime se migrimi pengon liberalizimin por Qeveria që ai drejton ka kërkuar se duhet të iu jepet rasti qytetarëve të Kosovës që të lëvizin lirshëm në vendet e BE-s. 

Ndërkaq, lidhur me formimin e Gjykatës Speciale Kryeministri Mustafa deklaroi se qeveria që ai udhëheq ka dhënë përkushtim maksimal për themelimin e kësaj Gjykate. \"Ne do të procedojmë propozimet për ndryshimin e Kushtetutës, Ligjin për këtë Gjykatë dhe Statutin e saj e cila hapë mundësinë për themelimin e kësaj gjykate. Kjo çështje nuk është e lehtë, mendoj se nuk është çështje e drejtuar ndaj luftës së UÇK-së, por ndaj individëve të caktuar”,tha ai.


Sa i përket kthimit të Listës Serbe në Qeveri, Kryeministri Mustafa tha se rruga e kthimit të këtyre ministrave duhet të jetë përmes komunikimit me Qeverinë. “Ju e dini se ata kanë treguar një papajtueshmëri për shkarkimin e Jabllanoviqit dhe kam biseduar para shkarkimit. Mendoj se do të kthehen dhe do ta japin emrin e kandidatit për ministër të kthimit. Do të bisedoj me ta”.

Sa i përket vazhdimit të bisedimeve me Serbinë ai tha se kanë kërkuar në Bruksel se duhet të shpërbëhet Mbrojtja Civile, të ketë lëvizje të lirë dhe integrim në institucionet e Kosovës.

Ndërkaq, krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk ka ndonjë ndërlidhje me themelimin e Gjykatës Speciale dhe Asociacionin e Komunave Serbe, sipas Kryeministrit Mustafa. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)