28 Mars 2024

Të përshpejtohet integrimi i vendeve të Ballkanit

Prishtinë, 3 mars – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe NATO-s që ta përshpejtojnë integrimin e vendeve të Ballkanit, në të kundërtën rrezikojnë përhapjen e ndikimit të Rusisë dhe të ekstremistëve islamistë.

Thaçi, duke folur për agjencinë “Reuters”, ka thënë se shpreson për rezultate të prekshme në muajt e ardhshëm, siç është regjimi i ri i vizave të BE-së me Kosovën. “Është koha kur Brukseli duhet të lëvizë nga retorika dhe fjalët e mira për Kosovën në masa konkrete”, ka thënë Thaçi në Berlin, pas takimit me ministrin e Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier.
Ai po ashtu ka thënë se Prishtina e sheh këtë izolim të vazhdueshëm si “padrejtësi”.

Rusia ka tërhequr paralele midis aneksimit që i ka bërë Krimesë vitin e kaluar dhe mbështetjes ushtarake që i ka ofruar NATO-ja Kosovës më 1999. Thaçi e ka hedhur poshtë këtë dhe ka thënë se e ardhmja e Prishtinës qëndron në “familjen euroatlantike”. “Çdo vonesë në këtë proces është e rrezikshme. Hap rrugën për depërtimin dhe rritjen e ndikimit të Rusisë në aspektin politik, ekonomik dhe ushtarak”, ka thënë Thaçi.

“Po ashtu i hap rrugën Shtetit Islamik që të depërtojë në rajon dhe të ndikojë në rajon”, ka shtuar Thaçi për agjencinë “Reuters”. (REL)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)