24 Prill 2024

AGK e shqetësuar për zhvilimet në RTK

Prishtinë, 3 mars – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka pranuar me shqetësim letrën e 12 redaktorëve të RTK-së, të cilët  janë ankuar për gjendjen në të cilën përballen në vendin e tyre të punës, siç kanë thënë, për shkak të censurës dhe ndërhyrjeve joprofesionale nga ana e eprorëve të tyre.

Njoftimi se disa redaktorë kanë qenë cak i kërcënimeve verbale, shantazheve  dhe ndaj disa prej tyre janë iniciuar masa ndëshkuese, si pasojë e vendosmërisë për të mos i shkelur parimet profesionale  përbën shqetësim të madh për AGK-në dhe duhet t`i alarmojë drejtuesit e RTK-së por edhe Kuvendin e Kosovës, si themelues të Transmetuesit Publik.

AGK konsideron se injorimi i shqetësimeve të ngritura të redaktorëve nuk e zgjidh problemin por përkundrazi e rrit edhe më shumë atë.

AGK kërkon që shqetësimet e redaktorëve të RTK-së të trajtohen me seriozitet të lartë gjithnjë në funksion të krijimit të kushteve për ushtrimin e profesionit të gazetarisë në mënyrë objektive dhe të paanshme, në shërbim të publikut.    

Liria e veprimit, konfrom normave profesionale, është e drejtë universale e garantuar e cila nuk mund t`i mohohet askujt.  AGK do të jetë në mbështetje të të gjithë gazetarëve dhe redaktorëve që mbrojnë parimet profesionale dhe do të kundërshtojë fuqishëm çdo tendencë për censurim të informatës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)