19 Prill 2024

Jacobsoni: 400 milionët e Brezovicës, gjë e mirë për Kosovën

Shtërpcë, 3 mars – Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Jacobson, ka deklaruar se Brezovica paraqet mundësi të madhe për rritjen ekonomike.

“Brezovica ka male të bukura, dy aeroportet ndërkombëtare i ka afër dhe ka potencial për një klasit botëror të Resortit të skijimit, është absolutisht e mundur për të zhvilluar këtë pjesë”, ka thënë ajo, të martën në seancën e Kuvendit Komunal të Shtërpcës, ku ishte prezentë ambasadorja franceze Maryse Daviet dhe kryetari i Komunës së Shtërpcës Branisllav Nikoliq. Ky i fundit ka përkrahur investimet në resortin e Brezovicës, të cilat i quajti të rëndësishme për komunën që udhëheq.

Ambasadoret Jacobson dhe Daviet, kanë thënë se investimet në vlerë prej 410 milionë eurosh, që pritet të ndodhin në resortin e Brezovicës, do të ndikojnë në zhvillimin e të gjitha sektorëve ekonomike në Kosovë, e veçanërisht për komunën e Shtërpcës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)