18 Prill 2024

Banka Botërore ndihmon arsimin me 11 milion dollarë

Prishtinë, 2 mars - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka pritur në takim përfaqësues të Bankës Botërore në Kosovë, të prirë nga drejtori Jan Peter Olters.

Takimi u mbajt me rastin e vizitës së Ekipit për Edukim të Bankës Botërore, për diskutime teknike në kuadër të përgatitjes së projektit për përmirësimin e sistemit në arsim në Kosovë, i cili përkrahet nga Banka Botërore.

Ky projekt ka prioritet përkrahjen e implementimit të reformave në arsimin parauniversitar, duke adresuar autonominë financiare, ngritjen e cilësisë në shkolla, implementimin e sistemit të zhvillimit të karrierës për mësimdhënës dhe përmirësimin e sistemit të menaxhimit të të dhënave në arsim.

Me kërkesë të MAShT, Banka Botërore ka rritur financimin e këtij projekti në 11 milion dollarë, nga 10 sa ishin planifikuar. Me kërkesë të ministrit Bajrami, 1 milion dollarë do të dedikohen për përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Ministri Bajrami falenderoi Bankën Botërore për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë arsimit kosovar dhe theksoi përkushtimin e Ministrisë në realizimin e këtij projekti të ri në mënyrë sa më efikase.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)