25 Prill 2024

Daka flet për forcimin e pavarësisë së organeve drejtuese zgjedhore

Tiranë, 2 mars - Me ftesë të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë në Tiranë, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, po merr pjesë në seminarin me temën “Forcimi i pavarësisë së organeve drejtuese zgjedhore”.

Ky projekt, synon të kontribuojë në shkëmbimin e mësimeve të nxëna dhe praktikave më të mira në mes të Shqipërisë dhe Sllovenisë, si dhe brenda kontekstit të perspektivës më të gjerë rajonale.

Gjatë zhvillimit të punimeve të këtij seminari, do të prezantuan modele të ndryshme të menaxhimit të zgjedhjeve, si dhe ndikimet e tyre në pavarësinë dhe sjelljen e trupave menaxhuese zgjedhore dhe të ngjashme. 

Gjatë diskutimit, kryetarja e KQZ-së e Republikës së Kosovës, Valdete Daka, prezantoi para të pranishmëve një historik të gjerë të organizimit të zgjedhjeve nga ana e institucionit tonë të zgjedhjeve, si dhe përmendi sistemin kushtetues që e garanton pavarësinë e KQZ-së.

Pjesëmarrës të këtij seminari dy ditorë, janë drejtues të institucioneve të ndryshme nga shtetet e rajonit që merren me organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve, ekspertë të zgjedhjeve dhe të proceseve zgjedhore, përfaqësues të subjekteve politike, si dhe ekspertë ligjorë. Po ashtu, i ftuar nderi ishte Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i cili mbajti një fjalë rasti në hapje të këtij aktiviteti.

Ky seminar, organizohet nga Qendra për Perspektivë Evropiane (CEP), në kuadër të Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar të Republikës së Sllovenisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)