28 Mars 2024

Politika monetare e Kosovës - cila duhet te jetë ajo

Shkruar nga Bashkim Isufi

Politika monetare mbetet njëra prej çështjeve te rëndësishme shtetërore e cila vazhdon tash e 7 vite të Pavarësisë, te mbetet e pa-trajtuar ne mënyrë meritore. Institucionet e vendit do te duhej te shqyrtonin këte çështje, me prioritet.

Politika monetare e secilit vend formësohet me seri rregullash permës te cilave përcaktohen aspektet e furnizimit te tregut me para, qarkullimit te parasë dhe procesit e dinamikës.

Si do te quhet paraja e vendit; si do te duket ajo; cila do te jetë fuqia blerëse e saj - cili do te jetë pariteti dhe kursi i këmbimit; cilët sektorë të ekonomisë do te nxiten përmes parasë; a do te ketë më shumë kursime, investime apo konsum, e te tjera, përcaktohet nga kushtet dhe rrethanat e tregut, por disa aspekte ekskluzivisht varen nga vendimet e institucioneve kompetente të secilit vend.

Aspekte si dukja, përmbajtja, pariteti, denominimi i valutës etj. përcaktohen nga institucioni kompetent, përkatesisht nga Banka Qëndrore e vendit përkatës. Politika monetare, si çdo politikë tjetër duhet te jetë ne funksion të zhvillimit ekonomik te vendit, dhe kursesi në funksion te vetvetës. 

Kosova, edhe në këtë sferë, ka historikun dhe zhvillimin e saj specific. Duke qenë pjesë përbërëse e ish-Federatës jugosllave, në përdorim ka pasur valutën dinari, me një Bankë Popullore/Qëndore, si pjesë e rrjetit te bankës qëndrore te ish-federatës, e cila ka udhëhequr politikën monetare-kreditore.

Me fillimin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, filluan te manifestohen problemet edhe në aspektin monetar të ish-sistemit.

Dinari ballafaqohej me ulje të shpejtuar të vlerës, përkatësisht, me inflacion galopant.

Theksin e vë në periudhën e viteve 90-ta. Si rrugëzgjidhje, ndonëse jo ligjore, Kosovarët gjetën “shpëtimin” kryesisht te Marka Gjermane, te cilën, dominueshëm e përdornin për transaksione dhe për kursime, krahas dinarit.

Me ardhjen ne Kosovë te Misionit te Kombeve te Bashkuara (UNMIK), ky i fundit kishte përgjegjësitë e administrimit të Kosovës, përfshirë autorizimet për ristrukturimin e ekonomisë.

Në sferën monetare, UNMIK vendosi që krahas dinarit ish-jugosllav te përdorë edhe markën Gjermane, si valutë zyrtare në Kosovë (“sistem dyvalutor”). Përdorimi i markës nuk ishte risi për kosovarët. Por tashmë kishte një evoluim nga përdorimi jozyrtar në atë zyrtar. Askush më nuk mund të “burgosej” pse i gjendeshin marka në xhep.

Zyrtarizimi i markës ishte vendim për stabilizimin e ekonomisë dhe te financave te Kosovës dhe për te ju shmangur inflacionit te pandalshem te dinarit.

Për ri-kujtim, funksionimi i akterëve ekonomik në kushte te inflacionit te lartë, te mos themi galopant, paraqet një ambient tejet të pasigurtë dhe kompleks për te bërë biznes dhe për te kursyer apo investuar, nga familjet apo nga bizneset. Kështuqë, marka Gjermane ka ndikuar dukshëm në përmirësimin e ambientit të përgjithshëm.

Me lansimin e valutës se përbashkët evropiane (euro) dhe duke e hedhur atë në qarkullim ne fillim te vitit 2002, edhe marka Gjermane u “shkri” dhe Gjermania adaptoi valutën e përbashkët euro. Gjermania ishte prej prijëseve në këte projekt.

Që prej atëherë, edhe Kosova u euroizua dhe vazhdon t’a ketë si valutë të vetën zyrtare euron. Në qarkullim ende mund te gjendet edhe Dinari i vjetër, sidomos ne disa pjesë te Kosovës te banuara me komunitetin serb dhe përdorimi i tij nuk është ndaluar me ndonjë vendim zyrtar. 

Për dallim prej Gjermaninë, zyrtarizimi i euros në Kosovë u bë në mënyrë paksa të veçantë. Vendimi, ndonëse u mor nga administrata e OKB-së në Kosovë, u konsiderua i njëanshëm. Kështu ka vepruar edhe Mali i Zi.

Në pothuajse të gjitha vendet e ish-bllokut socialist/komunist të cilat në fillim të 90-tave kishin filluar transformimet e tyre politike dhe ekonomike në demokraci dhe në ekonomi te tregut, kishte simpati për euron dhe kishte një dëshirë që edhe ato të përdornin euron, (“te euroizoheshin”).

Megjithatë, Banka Qëndrore Evropiane, si institucion kompetent për te zbatuar politikën monetare të Unionit Evropian, doli me qëndrim kundër euroizimit te njëanshëm, me justifikimin e pamundësive ligjore te Traktatit.  

Refuzimi u bë për arsye te strukturuara dhe përmbajtësore. Me Traktatin e Maastrichtit, 1991/92 u përcaktua edhe rrugëtitmi deri te futja e euros në qarkullim ne një vend te caktuar.

Së pari vendi kërkohet të jetë pjesë e Unionit Evropian. Për te qenë pjesë e Unionit, vedi duhet te ketë kaluar nëpër një proces konzistent integrues te ekonomisë se tij me atë te Unionit Evropian.

Me pak fjalë, vendi aspirant për anëtarësim duhet te plotësojë kushte dhe kritere te caktuara (“të konvergjencës/convergence criteria”), paraprakisht.

Vendi anëtarë i Unionit Evropian, duhet te arrijë nivelin e qëndrueshmërisë dhe të konkurueshmërisë, për te qenë në gjendje te përballet me konkurencën përbrenda Unionit në periudhen e pas-anëtarësimit.

Ky proces mund te zgjasë dhe nëse i shohim periudhat e anëtarësimit te vendeve te caktuara (Sllovenia, Kroacia etj), flitet për dekadë e më tepër.

Edhe pas anëtarësimit, vendi duhet te dëshmojë qëndrueshmëri valutore me kursin e këmbimit te Euros për një periudhë dy vjeçare, per t’u bërë përdorues zyrtar i euros.

Prap për rikujtim, nga 28 vende anëtare te Unionit Evropian sot, 19 prej tyre e përdorin euron, zyrtarisht. Për dallim prej Mbretërisë së Bashkuar dhe Danimarkës, te cilat e kanë mundësinë e përzgjedhjes nëse duan t’a aplikojnë Euron apo jo, vendet tjera te bllokut e kanë detyrim që pasi te plotësojnë kriteret e përcaktuara te bëhen pjesë e Zonës Euro.

Vendi i fundit qe filloi përdorimin e Euros është Lituania (anëtare e Unionit qe nga Maji 2004), e cila pas një refuzimi qe kishte marrë ne vitin 2007, nga 1 janari i këtij viti është bërë vendi i 19-të i Eurozonës. Siç u tha, Kosova dhe Mali i Zi, rrugëtimin e tyre integrues e kanë filluar me Euron.

Me një analogji dietologe, i bie sikur menynë e ushqimit t’a fillojmë nga deserti. Ne fakt, euroja është “deserti” i procesit te gjatë dhe të mundimshëm ekonomik-integrues te vendeve anëtare.
 
Është evident roli dhe rëndësia që euroja ka pasur ne rimëkëmbjen e vështirësuar të ekonomisë Kosovare.

Euroja ka mundësuar sendërtimin e një klime makroekonomike stabile në vend; ka krijuar besimimin në tregun financiar te vendit duke stimuluar themelimin dhe ndërtimin e institucioneve financiare, përgjatë më shumë se një dekade; ka mundësuar lidhjen e tregut Kosovar me atë te Unionit Evropian dhe me tregje tjera. Përveç kësaj, euroja ka qenë në fuksion te pavarësimit ekonomik dhe pse jo edhe politik te Kosovës. Për këte, figurativisht, meriton “lapidarë”!

Por, a ka dhe a ka pasur edhe anë te kundërta, me efekte negative, përdorimi i Euros? Ndonëse pak është folur për te, efektet negative janë evidente.

Në mënyrë te përmbledhur, mund te thuhet se politikta monetare e BQE-së/Euroja paraqet politikë restriktive monetare, e cila është kufizuese në përballimin me papunësi te lartë. Ne raste te caktuara edhe e ushqen papunësinë.

Duke mos e njohur Euroizimin e Kosovës, BQE-ja nuk i përshtatë dhe harmonizon politikat monetare me Kosovën. Ky mos-harmonizim ka qenë evident ne disa raste.

Ta zëmë, me modelin e privatizimit. Kostoja e lartë e kapitalit qe buronte nga euroja, ishte kufizuese për te rigjeneruar ndërmarrjet e privatizuara. Ndonëse me inflacion te ulët, kushtet e kreditimit -- normat e kamatave dy-shifrore dhe afatet e kthimit -- kanë qenë tejet shtërnguese në këte aspekt, përderisa në privatizim kërkohej çmimi më i lartë. Mbase ne kushtet e një ekonomie te zhvilluar kështu do te duhej te ishte.

Me këte rast nuk mund te anashkalohen arsyet “objektive” dhe justifikimet pse është përzgjedhur ky model privatizimi, mbase kishte filluar pas aplikimit te Euros. Në parim edhe ky ishte produkt i rrethanave historike dhe te aktualitetit te Kosovës (për këto aspekt, më shumë në ndonjë rast tjetër).

Përveç kësaj, Euroja, ne fakt heqja dorë nga valuta vendase ka edhe kosto tjera. Humbja e te hyrave te ashtuquajtura “seigniorage”/nga e drejta dhe procesi i emitimit te valutës, është kosto e “programuar” e Euroizimit. Studime te shumta tregojnë se kjo kosto, ne rastin më te mirë është 1% e produktit te përgjithëm bruto.

Kjo përqindje gjithsesi se është më e lartë. Si zëvendësim i kësaj, nga buxheti i shtetit çdo vit ndahen rezerva buxhetore dhe fonde tjera për raste mungesash eventuale te likuiditetit te sektorit financiar dhe këto shuma nuk janë te vogla për nivelin e buxhetit Kosovar (mbi €170 milion këtë vit). 

Pastaj, studimet dhe përvoja kanë dëshmuar se përdorimi i valutes së huaj/te fortë stimulon daljen e parave te gatshme nga tregu vendor. Këte fenomen tipik e kemi parë edhe në Kosovë.

Ne anën tjetër, valuta e huaj stimulon importin. Edhe këte fenomen e kemi prezent në Kosovë. Te gjitha këto kanë bërë qe kostoja e jeteses te jetë e lartë për qytetarin Kosovar. Përveç kësaj, euroizimi pamundëson shfrytëzimin e politikës monetare për te ndikuar dhe pershtatur proceset ekonomike, ne menyrë te kujdeshme dhe pa politizime. 

Më tutje, euroja ka krijuar edhe njëfar iluzioni te qenit në Evropë te Kosovarët. Lehtë mund te na ndodhë sikur me vizat, përderisa Evropën e kemi këtu, ne nuk mund te shkojmë në Evropë, pa viza! Për këto arsye, imponohen pyetje legjitime: a i ka arritur Euroja limitet e saj ne rastin e Kosovës?

Si e tillë, Euroja është valutë stabile, por a është “tepër” e mirë (e kushtueshme) për standardin Kosovar? A po rezulton kjo rrugë dhe mënyrë e Euroizimit si shumë e gjatë dhe e vështirë deri në integrimin e plotë te Kosovës në Union Evropian dhe mos edhe Euroja ka filluar te ngadalësojë këte rrugëtim, në vend se te ishte e kundërta?

A po shndërrohet Kosova në kërkues lëmoshë nga jasht, nga “ikja” e resurseve te veta financiare? Dhe, përkundër te gjithave, a mund te jetë i vonuar/tejkaluar rishqyrtimi i kësaj çështje? Cila është zgjidhja?    
 
Asesi mos te themi se “kalova lumin – smë duhet më kali”! Por, është evidente, qe politika monetare mbetet njëra prej çështjeve te rëndësishme shtetërore e cila tash e 7 vite të Pavarësisë vazhdon te mbetet e pa-trajtuar nga institucionet e vendit, përveç në disa raste të veçanta, e cila është paraqitur dhe relativizuar më tepër me sentimente “patriotike”.

Parlamenti i vendit do te duhej te shqyrtonte këte çështje me prioritet dhe ngjajshëm sikurse për ushtrinë (zëvendësimin e KFOR-it), të vendoste edhe për valutën. Nëse në rastin e të pares pritet rritje e kostos (investim) financiare për shtetin, me valutën mund te jetë e kundërta.

Ndonëse do te ishte pamaturi sikur me shpejtësi t’a themi cila do duhej te ishte zgjidhja. Ajo qe mund te thuhet me lehtësi, është se mundësitë dhe alternativat janë shtuar. Nëse në vitin 1999 dhe 2002 për shkaqe që dihen, kemi mundur te zgjedhim në mes te Markës/Euros dhe Dinarit ish-Jugosllav, sot kemi edhe opsione tjera.

Sado qe për shumë kënd mund te duket si politikisht jo-korrekte, mbase duke e justifikuar dhe komplikuar me faktorë te ndryshëm, sot shteti ynë sovran ka mundësi dhe duhet te shqyrtojë mundësitë qe ka. Ja disa prej tyre:

1. Të ri-konfirmojë vazhdimin e përdorimit të Euros dhe kur te bëhemi anëtarë te Unionit Evropian, te vendosim një valutë vendase “një minutë” para mesnate, sa për te bërë përcaktimin e paritetit dhe kursit te këmbimit.

Vazhdimi i “heshtjes” se kësaj çështje do e nënkuptonte këte opsion. Por, për te vazhduar kështu kërkohet qartësim për afatin kohorë. Trendet aktuale dhe treguesit ekonomik flasin për rrugë te gjatë te mbetur deri ne përmbushje te kritereve;

2. Të fillojmë me emetimin e valutës vendase edhepse influenca e Euros, sidomos nga te ardhurat e mërgimtarëve do te mebetet prezente dhe mundësia e një valute vendase do te ishte tejet e limituar;

3. Të bëjmë bashkimin monetar me ndonjë valutë te vendeve në rajon (politikë rajonale), themi me Shqipërinë, ngase vendet e përafërta me zhvillim ekonomik dhe me sfida te ngjajshme potencialisht më lehtë mund t’i harmonizojnë ciklet e biznesit. Mbase ky mund te rezultojë si opsioni më i arsyeshëm në aspektin ekonomik, edhepse  mund te ketë edhe opsione tjera.  

Parlamenti i vendit e ka këtë mundësi dhe përgjegjësi shqyrtimi dhe mbi bazën e analizave dhe vlerësimeve te gjithanshme, të vendosë për opsionin e duhur. Vendimi për valutën është i një rëndësie të veçantë ekoniomike, por edhe politike.

Autori ligjëron lëndet financiare në Kolegjin” Iliria”, Prishtinë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)