18 Prill 2024

Viets paralajmëron pasoja negative nëse dështon Gjykata Speciale

Prishtinë, 2 mars - Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, ka paralajmëruar pasoja negative në rast se Kosova dështon të themelojë Gjykatën Speciale.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Viets e ka vlerësuar të rrezikshëm debatin aktual rreth Speciales.

“BE-ja dhe Kosova bashkërisht kanë marrë vendim për themelimin e Gjykatës. Për këtë ka pasur një letërkëmbim të BE-së me Kosovën.\"

\"Themelimi i Gjykatës është i mirë për Kosovën. Është e rëndësishme të mos synohet rinegocimi i marrëveshjes për Gjykatën Speciale. Diskutimi aktual është i rrezikshëm për imazhin e Kosovës si partner serioz”, ka theksuar Viets.

“Nëse Kosova tani distancohet nga marrëveshja, shtrohen shumë çështje rreth besueshmërisë së saj”.

Ambasadorja gjermane ka përmendur faktin se nëse Kosova nuk e themelon Gjykatën këtë do ta bëjë Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Sipas Viets, ky do të ishte kthim mbrapa në përpjekjet e Kosovës për ta forcuar sovranitetin. 


/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)