29 Mars 2024

Shteti dekurajues për lindje të fëmijëve dhe për ngritjen e natalitetit

Shkruar nga Flora  Morina

Kosova s’ka nevoje për njerëz të cilët mbajnë pozita ministrash që thërrasin në reduktim apo planifikim me zor  familjar.

Ishte interesant tema e debatuar rreth planifikimit te familjeve. Kosova ka nevojë të stimulohet ne ngritje te natalitetit kur dihet se ky natalitet për çdo vjet po i bie, dhe duket se po merr një kahe me shume  tragjike, zvogëlimi  drastik i lindjeve te foshnjave Kosovën e bënë shtetin me interesant në rajonin e Ballkanit dhe BE.

Prej një nataliteti të madh në një  zbritje drastike te natalitetit e që arsyetohet me rezultat të mos zhvillimit ekonomik të shtetit, kjo nuk është e tëra dhe nuk është i vetmi faktor, ka edhe shumë faktorë tjerë që ndikojnë në destimulimin e qifteve te reja apo inkurajimin e të rinjve për  të ndërtuar një familje së paku shtatë anëtarësh , e që realisht kjo që them unë mund të duket çudi, sepse ka rënë mentaliteti për të bërë një familje të madhe  apo më shumë fëmijë.

Nuk është duke ndodhur në Kosovë tipi familjes industriale por është duke ndodhur ç’thurja familjare, depresioni, monotonia, mungesa e vullnetit përveç anës ekonomike.

Shkurorëzimet, martesat e interesit dhe problemet e besnikërisë mund të renditën si problemet kyçe pse gjendemi në këtë fazë të zhvillimit problematik të familjes, nuk duhet harruar se shteti duhet të bëjë politika  sociale që shkojnë në drejtim të ruajtjes së dhe zhvillimit të familjes.

Shteti ynë nuk ofron fare shtesa për fëmijë, as rendi nuk është të mendoj në këtë temë. Madje ka si ky ministri basketbollist B.Stavileci  të thotë se nuk duhet të lindin foshnje kur s’ka kushte, po harron se ai pikërisht është ai, i cili duhet të punojë për të krijuar kushte.

Ky shtet i yni dekurajues edhe me lind fëmijë për këtë arsye kemi kaq shumë probleme sociale ,ekonomike dhe ekzistenciale.

Nuk mundesh te imagjinosh sa është jo stimulues ky shtet për të ndihmuar familjen,nënat e sëmura ,paramendoni prishjen e qëllimshme të memografisë vetëm për të fituar mjekët matrapazë para prej pacientëve dhe ende kush për këtë dhënë ska përgjegjësi, kush është tash përgjegjës sistemi shëndetësor korruptiv i cili po shkakton probleme tragjike për nenat e reja.

Kujt i duhet me lind fëmijë në këtë sistem korruptiv ku e prishin memografin matrapazët. Pse duhet basketbollisti ministër me arsyetua këtë matrapazllëk dhe  këtë sistem korruptiv e mos me lind fëmijë?

Në vend që shteti të krijojë politika të mirëfillta për të stimuluar familjen dhe ngritjen e mirëqenies sociale të saj, ai dekurajon ,ai ndoshta këtë se ka menduar por kështu ka lënë mundësin e  interpretimit të fjalëve të tij.

Problemi me i madh social ne këtë drejtim është mos dhënia e shtesave  financiare për fëmijët, familja ka mbetur e pa mbrojtur dhe gjithkush vetë të mbaj pasojat dhe vështirësitë  financiare për të mbajt familjen, shteti e ka lënë vetëm  familjen me gjet zgjidhje,  dhe ia ka lënë vullnetin e vet çka  do le të bëjë?

Por s’ka asnjë mbështetje as morale në këtë drejtim. Dikur Serbia gjatë periudhës komuniste akuzonte familjet shqiptare për natalitet të madh e tash shteti ynë s’po kujdeset ne këtë temë  ,ne duhet te krijojmë politika të mirëfillta në ndërtimin e një fondi për shtesa të fëmijëve.

Kjo politik shtetërore e deritashme nuk po jep shpresë as këta fëmijë që kanë familjet tona të iu ndihmohet,paramendojeni humbjen e jetës së fëmijës kosovar në Hungari,prej të mirave nuk ikin njerëzit ,jo të gjithë,por prej problemeve të shumta ekonomike e sociale dhe shëndetësore. Shëndetësia katastrofave është një nga problemet më të mëdha për familjet tona dhe për vetën tonë.

Askush në shtet nuk i ka interesuar që njëherë e përgjithshëm  të ndjek matrapazët prej shëndetësisë publike  të cilët janë përgjegjësit kryesor për një dekurajim të tillë.

Biznesi me shëndetin publiko i kushton mjaftë shumë qytetarit të Kosovës,vetëm në vitin 2014 mbi 2000 vet të sëmur nga kanceri prej tyre rreth 70% femra, kush është përgjegjës për këtë?

S’ka adresë, madje as debat s’ka për këtë temë,për plotë debate politike e asnjë debat i mirëfilltë shëndetësor për nënën dhe fëmijën.        
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)