19 Prill 2024

Kuvendi i AAK-së miratoi ndryshimet statutare

Prishtinë, 1 mars - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka mbajtur sot Kuvendin II të Punës, në të cilin, pas diskutim-propozimeve të shumta, janë miratuar ndryshimet statutare të Aleancës.

Në fjalën e tij para delegatëve të partisë, kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ky kuvend shënon një moment tjetër të rëndësishëm në rrugëtimin e Aleancës drejt zhvillimit të demokracisë dhe funksionimit sa më të mirë.

Kryetari Haradinaj ka thënë se, nga këtu, Aleanca po vazhdon drejt një procesi tjetër të rëndësishëm brenda, në procesin zgjedhor të partisë, që do të nis më 21 mars dhe në kuadër të të cilit Aleanca do të krijojë më shumë hapësirë për kuadra e profesionistë fushash të ndryshme, që përmes Aleancës do ta japin kontributin e tyre për vendin dhe njerëzit e vendit tonë.

“Kemi kaluar shumë sfida deri më tash. Kemi qëndruar të palëkundur në besimin tonë dhe idealet për shtetin. Fatkeqësisht, partitë fituese të zgjedhjeve na turpëruan. Ata e sollën Kosovën në gjendje emergjente, dhe me mospunën e injorancën e tyre çdo ditë po dëbojnë qytetarët jashtë Kosovës.

\"Kosovës i duhet Aleanca. Kosovës i duhet ndryshimi. Së bashku do të vazhdojmë më fuqishëm në javët e muajt që po vijnë”, ka thënë kryetari Haradinaj në Kuvendin e Dytë Punues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pas përmbylljes së Kuvendit të Punës dhe votimit të ndryshimeve statutare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës hyn në një procesin e brendshëm zgjedhor, që do të nis zyrtarisht më 21 mars.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)