Kroacia e nxori Titon nga presidenca
Zagreb, 1 mars - Presidentja e re kroate Kolinda Grabar Kitaroviç ka ndërmend të nxjerrë bust-monumentin e diktatorit jugosllav Josip Broz Tito nga pallati presidencial në Zagreb.
Zëdhënësi i saj Luka Xhuriç njoftoi, se udhëheqësi i ri i shtetit ka ndërmend gjithashtu të pakësojë numrin e administratës dhe të personelit në presidencë. Kolinda Grabar Kitaroviç ka emëruar vetëm 13 këshilltarë.
Tek paraardhësi i saj Ivo Josipoviç ata ishin 40. Lideri i Komunitetit demokratik kroat, të cilit i përket edhe Kitaroviç, Tomisllav Kramarko jo një herë ka bërë thirrje për nxjerrjen e bustit të Titos, të cilin ai haptazi e quan kriminel.