19 Prill 2024

Deficit tregtar në Kosovë arrin në 110,8 milionë euro

Prishtinë, 27 shkurt - Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK), ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin janar 2015.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për muajin janar 2015 prej 110,8 milionë euro krahasuar me deficitin prej 109,4 milionë euro me periudhën e njëjtët te vitit 2014. Ndërsa eksporti mbulon importin  19.2%.

Eksporti i mallrave në muajin janar 2015 kishte vlerën 26,3 milionë €, ndërsa importi 137,1 milionë €, është një rritje prej (28.4%) për eksport si dhe  (5.5%) për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesor  të eksportit: 62.6% të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 9.9% produktet minerale, 4.9% tekstil dhe artikuj tekstili, 4.7% produktet bimore, 4.1% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 4.1% lëkurë dhe artikuj prej tyre, 3.2% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: 19.5% të importit e përbëjnë produktet minerale, 13.8% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 11.4% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, 8.9% produkte të industrisë kimike, 7.0% produktet bimore, 7.0% mjetet e transportit, 6.0% kafshë të gjalla, produkte me origjinë kafshe, (5.4%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partner kryesor tregtar janë vendet e BE-së  të cilat marrin pjesë me 38.1% për eksport dhe 40.5% për import, ndërsa vendet e CEFTA-s merë pjesë me 24.1% për eksport dhe 26.9% për import, në raport me janarin e vitit 2015. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Itali 23.9%, Indi 22.4%, Shqipëri 9.5%, Maqedonia 5.5%, Turqia 4.7, Mali i Zi 4.4%, Serbia 4.1% etj.

Ndërsa  sipas të dhënave përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia 16.0%, Kina 11.3%, Gjermania 10.8%, Turqia 8.0, Italia 7.5%, Shqipëria 4.6%, Maqedonia 4.6% etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)