20 Prill 2024

Shpenzimet komunale, shpenzime të luksit

Therandë, 27 shkurt - Në mbledhjen e Asamblesë Komunale në Therandë të mbajtur më 26 shkurt, një ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe “Shqyrtimi i raportit financiar i administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar-Dhjetor të vitit 2014”. Administrimi i buxhetit gjatë periudhës Janar –Dhjetor 2014 ka qenë tejet jotransparent.

Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! nëpërmjet këshilltarëve komunal kemi reaguar në vazhdimësi ndaj kësaj qasjeje të institucioneve. Në raport, mungonin shumë nga projektet e realizuara me procedurë të kuotimit, e që nga 146 kontrata të nënshkruara publike, 90 prej tyre kanë qenë me kuotim. Me këta tenderë janë shpërblyer militantë të partisë në pushtet dhe të afërm të kryetarit, por më e rëndësishmja është se në shumë prej këtyre projekteve janë dhënë mjete të konsiderueshme, e ka shumë pak punë të kryera.

Këshilltari komunal i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Leonard Shala, gjatë prezantoi para këshilltarëve të tjerë dhe para mediave disa dosje të tenderëve në fjalë, duke argumentuar për çmimet e larta të disa paramasave në ato projekte. Me këtë rast, Kryetari i Komunës me një nervozizëm të tepruar tha se “ju e keni gabuar drejtimin, është dashur të shkoni të bëheni policë e jo politikanë”, duke iu drejtuar këshilltarëve komunalë të VETËVENDOSJE!-s. Kjo qasje e kreut të Komunës tregon qartë se atyre po u pengon puna jonë e drejtë, në mbrojtje të interesit qytetar.

Në vijim po ua prezantojmë vetëm disa shpenzime nga kategoria Mallra dhe Shërbime të Zyrës së Kryetarit dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini Sport dhe Mërgatë:
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)