19 Prill 2024

SHBA e shqetësuar për zhvillimet në Maqedoni

Washington, 27 shkurt - Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka shprehur shqetësime lidhur me tensionet politike në Maqedoni.

Një zëdhënës i DASH tha se Qeveria amerikane me shqetësim po ndjek zhvillimet politike në Maqedoni, pas shpërthimit të aferës së përgjimeve dhe rastin e ashtuquajtur “Puç”.

Uashingtoni zyrtar vlerëson se këto zhvillime kanë ngritur çështje serioze për qytetarët e këtij vendi, por edhe për miqtë ndërkombëtarë.

DASH i bën thirrje autoriteteve maqedonase që të respektojnë standardeve më të larta të shtetit të së drejtës, transparencë, mbrojtje të lirisë së shprehjes dhe pavarësi të gjyqësorit, por edhe sigurimin e integritetit të proceseve demokratike në Maqedoni.

Lidhur me raportet e disa mediave se mund të anulohen vizat amerikane dhe sanksione të tjera për shumë zyrtarë dhe protagonistë politik në Maqedoni, një zyrtar amerikan nuk përjashtoi një gjë të tillë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)