25 Prill 2024

Kosova po ec drejt rrugës evropiane

Prishtinë, 26 shkurt - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Irlandës në Hungari, jorezident për Kosovën, Kevin Dowling. Në takim u bisedua për marrëdhëniet e deritashme ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimet aktuale në vend dhe rajon.

Kryetari Veseli theksoi se perspektiva evropiane e Kosovës është rruga të cilën e përkrahin pa dallim të gjitha institucionet vendit, andaj përkushtimi i bartësve të përgjegjësive për përmbushjen e detyrave që përshpejtojnë këtë perspektivë është punë me prioritet.

Ambasadori Dowling vuri në pah se Republika e Irlandës ka qenë afër Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, duke dhënë kontribut të çmueshëm në këtë drejtim. Ai po ashtu vlerësoi lart angazhimin për përmbushjen e agjendës eurointegruese të Kosovës, duke ofruar mbështetje për anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë.

Bashkëbiseduesit theksuan se ka vend dhe hapësirë për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Irlandës, duke vënë në dukje se prioritet mbetet bashkëpunimi ekonomik dhe realizimi i agjendës eurointegruese të Kosovës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)