25 Prill 2024

Jahjaga takohet me Presidentin Bullgarisë, Plevneliev

Sofje, 1 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u prit sot në Pallatin Presidencial në Sofje, nga Presidenti i Republikës së Bullgarisë, zotëri Rosen Plevneliev, të cilit i shprehu ngushëllimet më të sinqerta të popullit dhe të institucioneve fë Kosovës, për ndarjen nga jeta të Presidentit të parë të Bullgarisë demokratike.

Presidentja Jahjaga tha se vdekja e presidentit Zhelev është humbje jo vetëm për Bullgarinë por edhe për gjithë botën demokratike.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Plevneliev biseduan së bashku për çështje të zgjerimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushat e interesit të përbashkët, posaçërisht në atë të ekonomisë dhe investimeve.

Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për zhvillimet aktuale në rajon duke theksuar nevojën e thellimit të bashkëpunimit rajonal, me qëllim të adresimit të sfidave të përbashkëta dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme në të gjitha fushat që do të ndihmonte proceset integruese.

Presidentja Jahjaga, duke e vlerësuar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, theksoi se ndihma e Bullgarisë për Kosovën në fushën e integrimeve evropiane, përfshirë procesin e liberalizimit të vizave dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit do të ishte domethënëse për qytetarët e Kosovës dhe për perspektivën evropiane të tyre.

Presidenti Plevneliev e falenderoi Presidenten Jahjaga për pjesëmarrjen në ceremoninë e varrimit të Presidentit Zhelev dhe për ngushëllimet e sinqerta.

Ai tha se pjesëmarrja në këtë ceremoni së bashku me presidentët e tjerë të rajonit të Ballkanit përçon porosinë se rajoni ka ndryshuar dhe se flet me një zë për proceset integruese. Ai tha se Bullgaria do të vazhdojë të jetë pranë Kosovës për ta ndihmuar në proceset e saj demokratike dhe në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

 Presidenti Plevneliev theksoi se e ka pranuar me kënaqësi ftesën e Presisentes Jahjaga për ta vizituar Kosovën dhe këtë do ta bëjë brenda pak muajsh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)