16 Prill 2024

Thaçi niset për në SHBA

Prishtinë, 1 shkurt - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, nesër fillon takimet zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë vizitës në Uashington, ai pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, të Pentagonit, Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Kongresit, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe jetës publike.

Gjithashtu, zëvendëskryeministri Thaçi do të mbajë një ligjëratë edhe në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare “John Hopkins”, para se të udhëtojë për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Zëvendëskryeministri Thaçi do të marrë pjesë edhe në Lutjet e Mëngjesit me presidentin Barack Obama dhe do të takohet me pjesëmarrës të lartë, përfshirë lidershipin e kongresit dhe senatit, homologë nga mbarë bota dhe liderë biznesesh amerikane.

Në Departamentin e Shtetit, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet me ndihmës-sekretaren amerikane të shtetit për çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland. Në këtë takim do të bisedohet për marrëdhëniet bilaterale dhe për thellimin e bashkëpunimit në integrimet Euro-Atlantike të Kosovës, luftës kundër ekstremizmit dhe terrorizmit.

Takimet e radhës, zëvendëskryeministri Thaçi do t\'i vazhdojë edhe në Pentagon, ku do të takohet me Dr. Evelyn N. Farkas, përgjegjëse për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë. Në këtë takim, zëvendëskryeministri Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për arritje të marrëveshjes formale dhe për marrjen e udhërrëfyesit për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Paqe, si parakusht për anëtarësim në NATO, si dhe për dinamizmin e procesit të transformimit të FSK-së.

Gjithashtu, takime të shumta do të zhvillojë dhe në Kongresin dhe Senatin amerikan. Këtu, zëvendëskryeministri Thaçi do të takohet edhe me senatorët Michael Turner dhe Ben Cardin nga komitetet e rëndësishme për NATO dhe të drejtat e njeriut.

Thaçi po ashtu do të takohet edhe me kongresmenin George Holding, kongresmenin Eliot Engel dhe kongresmenin Michael Turner. Ai më pas do të ketë takim edhe në Këshillin Kombëtar të Sigurisë me drejtorin për Çështje të Evropës, ku do të diskutojë për zhvillimet në sektorin e sigurisë në Kosovë dhe për luftën kundër ekstremizmit.

Gjatë qëndrimit në Uashington, zëvendëskryeministri Thaçi do të ketë takim edhe me ish-sekretaren e shtetit, Madeleine Albright, si dhe me ekspertët e politikës së jashtme, Morten Abramovitz dhe Jimmy Hooper.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)