28 Mars 2024

Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura është i vështirë

Prishtinë, 1 shkurt - Duket se Lista Serbe do të jetë më e fuqishme sesa kanë imagjinuar partnerët e koalicionit PDK-LDK, për sa u përket pengesave që do të shkaktojë në transformonin FSK-në në Forca të Armatosura të Kosovës.

Qysh në fillim të bashkëqeverisjes, Lista Serbe ka dëshmuar se do ta bëjë qeverisjen e PDK-së dhe të LDK-së të vështirë. Pa dyshim, se pika më e nxehtë pritet të jetë shndërrimi i FSK-së në ushtri.

Duke para qëndrimet e Listës Serbe, shumë analistë mendojnë se Kuvendi i Kosovës do ta ketë shumë të vështirë kalimin e këtij Ligji dhe do të duhet të presë që FSK-ja të bëhet ushtri.

“Për të kaluar Ligji për FAK-un në Kuvend, duhen dy të tretat e votave të deputetëve serbë në Kuvend, dhe kjo nuk do të sigurohet pavarësisht se cila parti e ka Qeverinë. Iku ai shans dhe ajo kohë”, thotë eksperti i sigurisë, Naim Maloku.

/Kosova Sot/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)