20 Prill 2024

Merkel refuzon mundësinë për të shlyer borxhet e Greqisë

Berlin, 1 shkurt - "Evropa do të vazhdojë të tregojë solidaritet me Greqinë, si dhe me vendet tjera të goditura nga kriza e vështirë, nëse këto vende vazhdojnë të zbatojnë reformat dhe masat e kursimit", tha kancelarja Merkel në një intervistë për mediat gjermane.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në një intervistë për mediat gjermane sot refuzoi mundësinë për të shlyer borxhet e Greqisë.

\"Kishte falje të mjaftueshme të borxhit nga huadhënësit privatë. Bankat tashmë kanë reduktuar miliarda të borxhit grek,\" tha Merkel.

Megjithatë, ajo theksoi se vendet evropiane vazhdojnë të solidarizohen me Athinën dhe qytetarët e saj. \"Evropa do të vazhdojë të tregojë solidaritet me Greqinë, si dhe me vendet tjera të goditura nga kriza e vështirë, nëse këto vende vazhdojnë të zbatojnë reformat dhe masat e kursimit\", tha kancelarja gjermane.

Ndërkohë, partia Syriza, e cila fitoi zgjedhjet e fundit në Greqi, tha se nuk do të kthehen të gjitha borxhet ndaj kreditorëve ndërkombëtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)