25 Prill 2024

Qeveria e re e Greqisë po sfidon hapur kreditorët

Athinë, 1 shkurt - Qeveria e re e majtë e Greqisë ka sfiduar hapur kreditorët, duke thënë se nuk do të negociojë me Bashkimin Evropian dhe zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar në lidhje me kushtet që i janë vënë vendit për shmangien e kolapsit financiar, si dhe ka refuzuar borxhet e reja të ofruara për muajin shkurt.

Ministri grek i financave Yanis Varoufakis tha se Greqia nuk ka ndërmend të bisedojë me negociatorët e trojkës huadhënëse (Bashkimin Evropian, Bankën Qendrore Evropiane, dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar), për një zgjatje të asistencës financiare aktuale.

“Qeveria jonë do të bashkëpunojë plotësisht me institucionet e ligjshme të Eurozonës dhe të Bashkimit Evropian, si dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.\"

\"Por, ne nuk kemi ndërmend të bashkëpunojmë me një komitet të përbërë prej tre entitetesh, logjikën e të cilit ne e konsiderojmë anti-evropiane, dhe që sipas Parlamentit Evropian, është një komitet i themeluar mbi parime jo të shëndosha”.

Si pjesë e fushatës zgjedhore, qeveria e re u premtoi shtetasve grekë se do të përpiqej për ulje të borxhit për të zbutur masat shtrënguese financiare të cilat u kërkuan në vitin 2010 në këmbim të huave.

Pa huatë nga vendet e Eurozonës dhe FMN-ja, Greqia do të përballet me vështirësi të mëdha për të përballuar borxhet e saj dhe për të shmangur falimentimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)