20 Prill 2024

Shkatrrimi i qytetit nga vet "qytetarët"

Shkruar nga Arbër Sadiki 

Marrë shkasë nga demolimi i sheshit "Nënë Tereza" në Prishtinë në demostratën e datës 28.janar 2015.

Që në fillim dua t'ju bëjë me dije se shkrimi ka karakter të një analize të qytetin në kontekstin e sociologjisë urbane dhe nuk ka kurrfarë tendence tjetër, e aq më tepër politike.

Kushdo që mund të ngrehë dyshime të tilla gjatë leximit, janë vetëm përshtypje dhe përcepsione të tija personele tek të cilat as nuk mundem e as nuk dua të ndikoj në asnjë mënyrë.

Sociologjia urbane është shkencë deskriptive, analitike e cila për qëllim ka studimin e formave të ndryshme të manifestimit të jetës urbane, duke i përshkruar, klasifikuar dhe interpretuar proceset në të  në mënyrë shkencore, ku qytetin e sheh si hapsirë ku zhvillohen aktivitete të caktuara shoqërore të cilat me veprimet e veta ndikojnë në transformimin e kësaj hapsireje.

Edhe pse dimensioni social i qytetit pjesërishtë është studjuar edhe më herët, bazat e  Sociologjisë urbane si shkencë e veçant, i ka vendosur e ashtuquajtura shkolla e Çikagos në fillim të shekullit XX.

Një nga përfaqësuesit më të denjë të kësaj shkolleje, Robert Park në vitin 1916 publikoi punimin shkencor me titull: \"Qyteti: Propozime për studimin e sjelljes njerzore në mjediset urbane\".

Ky shkrim, pikërisht bazuar në propzimet e Parkut dhe disa parime tjera të sociologjisë urbane, do të mundohet t\'i analizoj sjelljet qytetare në rastin e Prishtinës gjatë këtyre ditëve të demostrateve me bilans tragjik urban: dëmtimin e sheshit \"Nënë Tereza\" dhe disa lokale private buzë tijë.

Simbas qasjes së Parkut, që ndryshe njihet edhe si \"qasja ekologjike\", term ky i huayuar nga biologjia simbas të cilit secila shtazë dhe bimë tenton të adaptohet me rrethanat mjedisore.

Simbas tij edhe qyteti vepron simabas parimeve të njëjta, siq thotë ai: \"qyteti qysh prej mëngjesit vepron si një mekanizëm i madh i cili në një mënyrë të pagabueshme bënë përzgjedhjen nga popullata e gjithmbarshme e qytetit se kush është më i përshtatshmi për të jetuar në një zonë të qytetit e kush në një tjetër\".

Të gjitha këto përzgjedhje, qyteti i bënë në bazë të veprimeve të qytetarëve të caktuar të saj. Atëherë simbas këtij parimi, \"qytetarët\" të cilët përdorën gjithë potencialin e tyre fizik dhe \"mendor\" për të shkulur dhe dërmuar gjithçka që mund të shkulej dhe dërmohej në sheshin \"Nënë Tereza\", në ç\'zonë do të duhej t\'i poziciononte Prishtina?!

Henri Lëfevrë (Henri Lefebvre), një nga sociologët më të mirë francez të shekullit XX i cili shumicën e studimeve i ka bërë pikërishtë në fushën e sociologjisë urbane, qytetin e sheh si \"konkretizim të zhvillimit të përgjithshëm shoqërorë në hapsirë \". Atëhere zhvillimet e fundit të sheshin \"Nëna Terezë\", çfarë paraqesin?!

Një komponentë tjetër, për të cilën flasin edhe sociologët e mëhershëm akoma pa u formuar sociologjia urbane si shkencë e veçantë, komponentë pa të cilën një vendbanim nuk mund të quhet urban, është ekzistenca e hapsirave publike për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta, dhe si të tilla secili qytetarë ndjenë pronësi në to. Atëherë, çdo të thotë kur dikush shkatrronë pronën e vet?!

Dikush do të thoshte se demostratat paraqesin gjendje të jashtzakonshme dhe nuk mundë të gjykohet qytetaria e një shoqërie në bazë të kësaj gjendjeje.

Po u jap vetëm një shembull të një polaku në luftën e dytë botërore i cili dëshirën e fundit para se të pushkatohet nga nazistët, e kishte që të gjithë plumbat t’a godisnin trupin e tij në mënyrë që të mos dëmtohej fasada e objektit për të cilin ishte mbështetur.

Pa numruar edhe shumë parime të sociologjisë urbane, pytjet të cilat parashtrova më lartë, na bëjnë të mendojmë seriozisht për strukturën tonë \"urbane\" që kemi krijuar.

Sheshet e Prishtinës por edhe qytetarët e saj, nuk i kanë të panjohura demostrat, përkundrazi ato kanë qenë pjesë e pandashme e jetës shoqërore dhe politike të saj prej viteve 60-ta e këndej, por asnjëherë nuk është sulmuar prona publike.

Atë qytetari, protestuesi, demostruesi, gjithmonë e ndiente si pronë të veten dhe rrjedhimisht e ruante.

Nga kjo del se sot ne duhet menduar seriozisht se çfarë strukture urbane kemi krijuar sidomos pas luftës së fundit kur pretendojmë se jemi të pavarur.

Këtu në asnjë mënyrë nuk dua të fajsojë vetëm ata që fizikisht shkatërruan gjithë ç\'mundën në shesh në demostratën e 28 janarit, por përkundrazi parasëgjithash institucionet tona dhe shoqërinë tonë në përgjithësi e cila me veprimet dhe mosveprimet e veta ka shkatrruar çdo gjë që do të mund të ndikonte pozitivisht në krijimin e shtresave të shëndetshme qytetare të cilat do t’a donin qytetin e qyteti do t\'u a kthente këtë dashuri dyfishë.

Këtë e bënë Vjena, Parisi, Roma... çdo ditë. Këtë dinë t\'a bëjnë qytetet vetëm se duhet dhënë mundësia. Prishtina e meriton këtë mundësi. Prishtina e meriton këtë dashuri.


     
  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)