19 Prill 2024

Imazhin Kosovës ja keni prishur me keq-qeverisje

Shkruar nga Faik Krasniqi

Po më vije të vjelli nga shkrimet e shumë njerëzve, e që falë pushtetarëve janë mirë të sistemuar në punë shtetërore, rreth ikjes masive nga Kosova!

Askush nuk e lëshon vendin e vetë prej qejfit, por njerëzit po ikin në mungesë të perspektivës, skamjes dhe varfërisë! Sikur edhe ata të kishin nga një vend pune, sikurse këta që po i paragjykojnë nëpër portale dhe rrjete sociale, nuk do të kishin ikur!

Vihuni në vend të tyre vetëm për një moment: je i papunë, çfarë do kishit bërë?! Edhe ata janë njerëz, kanë familje, fëmijë dhe duan të jetojnë!

Nuk jetohet vetëm me idealizëm! A e keni pyetur ndonjëherë veten pse politikanët nuk emigrojnë, por vetëm populli?!

Kritikoni klasën politike që me keq-qeverisjen e tyre pesëmbëdhjetë vjeçare e kanë detyruar popullin të ikin, e jo popullin pse po ik! Qytetarëve të Kosovës nuk është duke iu interesuar politika, por as edhe ndonjë parti, lider apo politikan!

Qytetarët e Kosovës janë lodhur tash e pesëmbëdhjetë vite nga papunësia, skamja, varfëria, dhe iu ka humbur shpresa se këtu do të bëhet mirë, prandaj çdo natë me dhjetëra autobusa plot me qytetarë të Kosovës, të rinjë dhe të reja, burra, gra dhe fëmijë, madje edhe pleq, po ia mësyjnë Hungarisë e për të vazhduar pastaj drejt shteteve të Perëndimit!

Këtë s\'po e bëjnë nga qejfi, por nga mungesa e perspektivës, papunësisë, skamjes dhe varfërisë!

Prandaj imazhin Kosovës nuk janë duke e prishur qytetarët që po ikin drejt shteteve të perëndimit, por keq-qeverisja juaj ata i ka detyruar dhe po i detyron që ta lënë vendin e vetë, shtëpinë dhe më të dashurit e tyre!

Imazhi i Kosovës është duke u prishur nga keq-qeverisja, krimi i organizuar dhe korrupsioni tash e pesëmbëdhjetë vite!

Andaj, mos ua hudhni fajin qytetarëve për prishjen e imazhit të Kosovës, në mënyrë që ta shfajësoni veten tuaj për pisllëqet që i keni bërë, por reflektoni sa më shpejt që Kosova mos të mbetet një shtet fantazmë pa popull!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)