24 Prill 2024

Mustafa: Pavarësia është kontribut dhe vepër e heronjve tanë

Prishtinë, 31 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bëri homazhe te shtatorja e Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, me rastin e shënimit të 18 vjetorit të rënies së komandantit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edomond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu nderimin më të lartë për kontributin e jashtëzakonshëm të Heroit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, Edomond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu.

Kryeministri theksoi se Zahir Pajaziti ishte ndër të parët në lëvizjen për çlirim të Kosovës, i cili dha kontribut të jashtëzakonshëm dhe se ishte në sytë e regjimit serb duke u vrarë në pritë.

“Mirëpo, pas vetes la një trashëgimi të madhe, la djem dhe vajza të cilët vazhduan të luftojnë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe kjo që kemi sot është kontribut, është vepër e heronjve tanë, e gjithë atyre që nuk kursyen asgjë për pavarësinë e Kosovës”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)