19 Prill 2024

Selimi: Kësaj qeverie i intereson veç pushteti

Prishtinë, 31 janar - Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka vlerësuar se imazhi i Kosovës nuk dëmtohet duke protestuar opozita dhe qytetarët, siç janë duke deklaruar zyrtarët qeveritarë.

Ai ka deklaruar se imazhi i Kosovës është duke u dëmtuar nga qeverisja e keqe, shkalla e lartë e korrupsionit, kriminaliteti dhe papunësia.

Qeveria e ka hallin te pushteti ndërsa qytetarë e kanë hallin e Kosovës dhe Trepçës. Kosovën po e dëmton qeveria, e jo opozita.

Selimi ka deklaruar për “Epoka e re” se qëllimi i protestës së fundit të organizuar nga opozita nuk ka qenë rrëzimi i qeverisë, por shkarkimi i Jabllanoviqit dhe sjellja e një ligji të favorshëm për Trepçën në Kuvend.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)