16 Prill 2024

MBPZhR do të investojë në zgjerimin e sipërfaqeve me vreshta

Prishtinë, 30 janar - Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë për vreshtarët do të vazhdojë edhe sivjet. Përmes pagesave direkte në vlerë prej 1000 euro për çdo hektarë të mbjellë, si dhe përmes granteve investive, kjo ministri synon shtimin e sipërfaqeve me vreshta të reja, e bashkë me këtë edhe rritjen e prodhimtarisë në këtë sektor.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, për këtë dhe shumë çështje tjera që ndërlidhen me këtë sektor ka diskutuar me përfaqësuesit e Shoqatës së Vreshtarëve të Kosovës, me ç’rast ai i ka njoftuar ata më hollësisht për programin e kësaj ministrie për sektorin e vreshtarisë për këtë vit.

Ministri Krasniqi, tha se Kosova ka kushte agroklimatike shumë të mira për zhvillimin e sektorit të vreshtave. Ai shtoi se sektori i vreshtarisë dhe verëtarisë është një prej sukseseve më të mëdha në fushën e bujqësisë, ku prodhimet e këtij sektori tashmë kanë gjetur vend edhe në tregjet evropiane.

Ministri ka theksuar se pagesat direkte në vlerë prej 1000 euro për hektarë të mbjellë janë më të lartat në rajon, dhe shtoi se MBPZRH-ja, do të ketë fokus edhe mbështetjen e vreshtarëve në modernizimin të infrastrukturës përcjellëse në vreshta dhe me theks të veçantë në zgjerimin e sipërfaqeve me vreshta.

Në anën tjetër, Afrim Sharku, kryetar i Shoqatës së Vreshtarëve, ka uruar ministrin Krasniqi për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej me këtë ministri, me qëllim të zhvillimit të mëtejmë të këtij sektori.






 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)