19 Prill 2024

Javën e ardhshme hapen ofertat financiare për TC “Kosova e Re”

Prishtinë, 30 janar - Komiteti Drejtues i Projektit (KDP) Termocentralit “Kosova e Re”, (TCKR), i udhëhequr nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, mbajti takimin e radhës ku u prezantuan rezultatet e vlerësimit të ofertës së përputhshmërisë të dorëzuar nga ofertuesi Contour Global.

Në takim u bënë prezantimet e rekomandimeve për vlerësimin e ofertës nga Komisioni për Vlerësimin e Ofertave, Këshilltarët e Transaksionit, Këshilltari Strategjik (IFC), si dhe rekomandimet e Bankës Botërore. 

KDP TC “Kosova e Re” me këtë rast mori vendim që procesi të vazhdojë me hapjen dhe vlerësimin e Ofertës Financiare, gjatë javës së ardhshme.

Në këtë takim, përveç Këshilltarëve të Transaksionit, anëtarëve të rregullt të KDP-së, ishin prezent edhe anëtarët vëzhgues si, Banka Botërore, BERZH, USAID, KfW, Ambasada Amerikane, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe përfaqësuesit e institucioneve tjera vendore që kanë të bëjnë me sektorin.

MZHE do ta informojë me kohë opinionin publik për zhvillimet e tjera që do të ndodhin gjatë ditëve në vijim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)