18 Prill 2024

Kosova me deficit tregtar prej 198,4 milionë euro

Prishtinë, 30 janar - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin dhjetor 2014.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin dhjetor 2014 prej 198,4 milionë euro krahasuar me deficitin prej 201,4 milionë euro në periudhën e njëjtët të vitit 2013. Eksporti mbulon importin me 11.8%.

Eksporti i mallrave në muajin dhjetor 2014 kishte vlerën 26,4 milionë euro, ndërsa importi 224,8 milionë euro. Nga kjo del se është një rritje prej 20.0% për eksport dhe 0.6% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë  të vitit 2013.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit, 56.1% të eksportit e përbëjnë: metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 8.8% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.5% produktet minerale; 6.1% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 5.3% tekstili dhe artikuj prej tij; 5.0% produktet bimore; 3.7% plastika, goma dhe artikujt prej tyre etj. 

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesor për import, 15.8% të importit e përbëjnë: ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 15.4% produktet minerale; 14.1% makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 7.8% mjetet e transportit; 7.7% metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 6.9% produktet e industrisë kimike; 5.3% produktet bimore; 5.3% kafshët e gjalla, produktet me origjinë kafshe; 4.7% plastika, goma dhe artikujt prej tyre etj.

Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me 13.7% për eksport dhe 43.1% për import; ndërsa vendet e CEFTA-s marrin pjesë me 35.6% për eksport dhe 28.4% për import, në raport me dhjetorin e vitit 2014. Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Kinë (27.2%), Shqipëri (14.9%), Indi (12.3%), Maqedoni (10.0%), Mali të Zi (5.2%), Serbi (4.6%), Gjermani (3.2%), etj.

Ndërsa, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (13.8%), Gjermania (12.1%), Turqia (9.3), Italia (9.1%), Kina (8.2%), Shqipëria (6.6%), Maqedonia (5.4%), etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)