26 Prill 2024

Largimi i Jablanoviqit kushtëzohet me zëvendësshefin e AKI

Prishtinë, 30 janar - Përshkallëzimi i situatës pas protestave të fundit ka rritur presionin për shkarkimin e ministrit serb në Qeverinë e Kosovës, Aleksandër Jablanoviq.

Zyrtarë nga Brukseli nuk kanë pohuar as mohuar nëse për këtë çështje do të diskutohet në takimin mes dy palëve.

Por burime të gazetës kanë thënë se Jablanoviq mund të shkarkohet qysh para takimit mes Mustafës e Vuçiqit, që pritet të zhvillohet në fillim të shkurtit, përcjell koha.net. Siç merr vesh gazeta, si kundërshpërblim për largimin e Jablanoviqit Serbia ka kërkuar t’i lejohet që ta propozojë kandidatin për zëvendësshef të AKI-së.

Maja Kocijançiq, që është zëdhënëse e shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini, nuk ka mohuar as pohuar kur është pyetur për mundësinë e diskutimit në Bruksel për këtë punë.

/koha/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)