18 Prill 2024

Grupi i këshilltarëve të VV-së, dënon rrestimin e kryetarit Ahmeti

Prishtinë, 29 janar - Sot, grupi i asambleistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Komunën e Prishtinës, mbajtën konferencë për media.

Sipas tyre, kërkesa e këshilltarëve komunal të LDK – së për dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti për shkak të arrestimit të tij si pjesëmarrës në protestën gjithëpopullore të ditës së martë, është pjesë e një skenari të parapërgatitur.


Këshilltarja komunale Hatixhe Hoxha tha se kryetari Ahmeti është arrestuar derisa ai e ushtronte një të drejtë qytetare të garantuar me kushtetutën e Kosovës dhe parimet e demokracisë. Sipas saj, arrestimi i tij ka qene veprim skandaloz  dhe i kundërligjshëm nga ana e Policisë së Kosovës, si dhe patetik e antidemokratik nga ana e urdherdhenësve politik nga PLDK-ja.

“Kryetari i Komunës së Prishtinës i është bashkëngjitur një proteste për shkarkimin e Ministrit Jabllanoviq, i cili ka fyer rëndë familjarët e viktimave të luftës.

Nëse për asgjë tjetër, Shpend Ahmeti e ka pas obligim njerëzor t’i bashkohet dhjetëra mjera qytetareve në kërkesën për shkarkimin e Jabllanoviqit, për shkak se pjesë e kabinetit të tij është drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bugujevci, familja së cilës është masakruar  në tërësi nga aparati i shtetit serb. Ndërsa, në Kosovë ka mijëra “Saranda” që kanë humbur të afërmit nga politikat fashiste të Serbisë, e të cilët sot janë të përfaqësuar në kabinetin Mustafa nga Aleksandar Jabllanovic”, tha Hatixhe Hoxha.

Ndërsa, këshilltarja komunale nga radhët e VETËVENDOSJES!, Hatixhe Latifi – Pupovci tha se dhuna në protestë ka qenë e provokuar dhe e ushqyer nga forcat policore, të cilat komandohen nga ministri i LDK-së, Skënder Hyseni, ndërsa udhëhiqet nga një strukturë e ngjeshur e SHIK-ut dhe PDK-se.

Ylli Hoxha deklaroi se kur udhëheqësit e LDK-së dhe PDK-së shprehin shqetësim për sundimin e ligjit qytetarët e kanë të qartë se po gënjejnë pasi që, siç u shpreh ai, po të kishte PDK-ja një fije konsiderate për shtetin ligjor nuk do të lejonte që Prizrenin, Skenderajin e Kacanikun për vite të tëra ta udhëheqin Xhabir Zharku, Ramadan Muja e Sami Lushtaku,  njerëz të dënuar nga Gjykatat e Kosovës. Hoxha tha se po të kishte LDK-ja konsideratë për shtetin ligjor nuk do të lejonte që në krye të grupit të saj të Këshilltarëve të Komunës së Prishtinës të qëndrojë simboli i korrupsionit në kryeqytetit, Sami Hamiti.

Këshilltari komunal, Qëndron Kastrati, tha se janë shkelur dispozita ligjore nga Policia e Kosovës, me imponim nga Qeveria e Kosovës.

“Do ta theksoja nenin 2 të ligjit për policinë i cili flet për parimet udhëzuese. Paragrafi 1.3 përcakton paanshmërinë dhe neutralitetin lidhur me bindjet dhe pikëpamjet politike të personave. Gjithashtu, dua të theksojë edhe dy shkelje që janë bërë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, tha Kastrati.

Në pyetje të gazetarëve, këshilltari komunal Ylli Hoxha tha se protestat nuk janë vetëm kërkesa të Lëvizjes VETËVENDOSJE! por se ato janë kërkesa të qytetarëve të Kosovës, rrjedhimisht të votuesve të të gjitha partive politike. Sipas tij, as brenda PDK – së e LDK – së nuk mund të jenë ndjerë mirë kur ministri Jabllanoviq i ka fyer viktimat e luftës.

“Nuk besojë se asnjë votues, i cilësdo parti, do të mbështeste qëndrimin e Jabllanoviqit në institucione përkundër faktit që i ka fyer viktimat e luftës. Numri i protestuesve në protestat e fundit ka treguar se kjo është protestë gjithëpopullore dhe kërkesa për largimin e tij është kërkesë e të gjithë qytetarëve.

Pjesëmarrja në një protestë të tillë është edhe legjitime, edhe e domosdoshme për një kryetar të Komunës që është koshient ndaj qytetarëve. Prandaj, nuk ka asnjë bazë se Shpend Ahmeti ka reflektuar politikisht, përkundrazi, ai ka qenë në krye të një grupi të madh qytetarësh që kanë pasur kërkesa legjitime”, tha Ylli Hoxha.

Hoxha tha se grupi i këshilltarëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! do t’i rekomandojë kryetarit Shpend Ahmeti që të iniciojë procedurat për kallëzim penal ndaj personave që e kanë arrestuar kundërligjshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)