25 Prill 2024

Bordi dhe menaxhmenti, fajtorë për uljen e pagave në PTK

Prishtinë, 29 janar - Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa, ka deklaruar se për uljen e profitit të PTK-së, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, do të kërkojnë përgjegjësi nga bordi i PTK-së.

Mustafa në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re” ka thënë se ulja e pagave në PTK do të ishte normale për shkak të rënies së performancës dhe, sipas tij, kjo ulje duhet t’i përfshijë bordin edhe menaxhmentin e kompanisë, bile këtë të fundit në rend të parë.

Mustafa ka bërë me dije se së bashku me MZHE-në në komision është përkrahur ideja që mbi bazë të një strategjie të zhvillimit të PTK-së të merren vendimet për konsolidimin e kësaj kompanie me qëllim të rritjes së vlerës së aseteve, eventualisht privatizimin e saj.

\"Normalisht se Komisioni i konsulton shumë aktorë të interesuar dhe zhvillon një punë kolektive të deputetëve anëtarë të pozitës dhe opozitës. Konsultimet midis pozitës, partnerëve të koalicionit janë normale, por ato më shumë zhvillohen në nivel të partive dhe qeverisë. Të martën e kemi thirrur për raportim ministrin e Zhvillimit Ekonomik dhe e kemi përkrahur idenë që mbi bazë të një strategjie të zhvillimit të PTK-së të merren vendimet për konsolidimin e kësaj kompanie, me qëllim të rritjes së vlerës së aseteve, eventualisht privatizimin e saj pastaj\", ka theksuar ai.

Sipas tij kjo është praktikë e papërgjegjshme dhe duhet të ndërpritet. Kjo është jashtë të gjitha standardeve të qeverisjes korporative dhe Ligjit mbi NP. Komisioni ynë do ta monitorojë në mënyrë adekuate këtë situatë dhe do t’u propozojë Kuvendit e qeverisë masa përkatëse.
 
\"Mustafa: Kjo duhet të vlerësohet prej rastit në rast në bazë të Ligjit për NP. Dështimet në performancë nuk mund të anashkalohen. Planet zhvillimore dhe strategjike të NP-së janë përgjegjësi e bordeve të tyre dhe ato duhet t’i ndjekin orientimet strategjike dhe politikat që i përcaktojnë Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës\", ka pohuar ai/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)