18 Prill 2024

Qeveria miraton shpronësimet në Autostradën Prishtinë-Hani i Elezit

Prishtinë, 28 janar - Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar edhe vendimin për shqyrtim të mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve dhe të zotëruesve të interesit të cilat preken nga ndërtimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.

Pronat janë në zonat kadastrale Konjuh, Lipjan, Smallushë, Gadime e Epërme, Marec, Gadime e Ulët dhe Babush i Muhaxhirëve në komunën e Lipjanit; në zonat kadastrale Dobratin dhe Gushtericë e Ulët në komunën e Graçanicës; si dhe zonat kadastrale Babush i Serbëve, Cernillë, Mirash, Surqinë, Rahovicë, Papaz dhe Sazli të komunës së Ferizajt.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe Rregulloren për llojin e objekteve, masat hapësinore, urbanistike, ndërtimore dhe masat e tjera teknike të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera.

Kjo Rregullore rregullon procedurat e evakuimit, pajisjen e qytetarëve të rrezikuar, mbrojtjen radiologjike, kimike dhe biologjike, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, llojin e objekteve dhe masat hapësinore, urbanistike, ndërtimore dhe masat tjera teknike të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera. Rregullorja rregullon edhe menaxhimin e të dhënave lidhur me masat mbrojtëse.

Edhe Rregullorja për procesin e përkthimit të legjislacionit të Bashkimit Evropian në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës është miratuar në mbledhjen e sotme. Rregullorja përcakton procedurat e përkthimit, koordinimit e procesit të përkthimit, si dhe unifikimit të terminologjisë të acquis të BE-së në gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)