25 Prill 2024

FH: Kosova dhe Shqipëria me liri të pjesshme

Prishtinë, 28 janar - Organizata “Freedom House” ka publikuar raportin e lirisë për vitin 2014, duke vërejtur se gjendja e lirisë në mbarë botën ka pësuar rënie për të nëntin vit me radhë.

Veçanërisht për Shqipërinë dhe Kosovën theksohet se këto vende janë ende të përfshira në kategorinë e atyre me liri të pjesshme, ndërkohë që për Kosovën është shënuar një përparim, duke u konsideruar për herë të parë mes vendeve me demokraci elektorale.

Sa i përket Shqipërisë, qeveria e kryeministrit Rama – sipas TCH siguroi në vitin 2014 statusin e vendit kandidat për në BE, ndërkohë që reformat e ndërmarra janë sërish në kahun e duhur duke u vlerësuar pozitive, por që mbeten në fazat e para dhe duhet kohë për t’u ndjekur.

Një vlerësim pozitiv kanë marrë edhe masat kundër krimit të organizuar, por vërehet se Shqipëria vazhdon të vuajë pasojat e mosmarrëveshjeve politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)