29 Mars 2024

Kryetari Ahmeti vizitoi të lënduarit në QKUK

Prishtinë, 27 janar - Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia dhe drejtorin e Drejtorisë së Administratës, Muhedin Nushi vizituan të lënduarit e protestës së sotshme që janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ahmeti në një takim me shtabin e emergjencës, u njoftua nga doktor Bastri Lenjani dhe Curr Gjoci se qytetarët të cilët janë trajtuar në QKUK kanë pasur lëndime të rënda.

“Vizitova pacientët e lënduar. Për fat të mirë nuk ka lëndime serioze, rrezik për jetë për asnjërin që është duke u trajtuar nga ekipet e QKUK. Ka lëndime të shumta, mirëpo për fat të mirë nuk ka pacientë që e kanë jetën në rrezik. Janë bërë incizimet e të lënduarve me tronditje në pjesën e kokës dhe rezultatet tregojnë se gjendja e tyre është stabile”, tha Ahmeti.

Përndryshe, Qendra e Mjekësisë Urgjente dhe Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF), kanë punuar me kapacitet të plotë ku të gjitha ekipet kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe gjithashtu ka pasur ndihmë edhe nga Komuna e Obiliqit. Kjo gatishmëri po vazhdon dhe për momentin i gjithë personeli shëndetësor në këto qendra është duke dhënë maksimumin për shërbime shëndetësore për qytetarët e lëndua

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)