23 Prill 2024

Lëndohen 22 policë dhe arrestohen 27 protestues të dhunshëm

Prishtinë, 27 janar - Pas eskalimit të situatës, si pasojë e vazhdimit të shprehjes së dhunës së disa protestuesve dhe si pasojë e vazhdimit të pandërprerë të hedhjes së mjeteve të forta, gurëve, kubëzave, koktej molotovi dhe kontejnerëve të ndezur me zjarr të shtyrë në drejtim të zyrtarëve policorë, njësitet relevante policore janë detyruar që në vazhdimësi të intervenojnë, duke përdorur pajisjet e ligjshme policore për të vënë situatën nën kontroll.

Policia e Kosovës ka berë të ditur së dhuna e shfaqur nga ana e disa protestuesve  të pandërgjegjshëm, deri rreth orës 15:30 ka rezultuar me lëndimin e mbi njëzet e dy zyrtarëve policorë, ku prej tyre dy zyrtarë kanë pësuar lëndime më serioze dhe janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Policia e Kosovës deri më tani ka shoqëruar mbi njëzet e shtatë (27) protestues të dhunshëm, të cilët janë shoqëruar në stacione policore, për intervistim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Po ashtu në bazë të informacioneve të pranuara nga Qendra Emergjente në Prishtinë, deri në këto momente pesëmbëdhjetë (15) qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Policia e Kosovës vazhdon në implementimin e planit policor i cili ka për qëllim primar garantimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen e lirë si dhe zbatimin e ligjit, i cili është prioritet i planit të PK-së.

Policia e Kosovës vazhdimisht u bën thirrje protestuesve që të mos shprehin dhunë ndaj zyrtarëve policorë dhe të mos dëmtojnë hapësirat dhe objektet publike e private.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)