26 Prill 2024

600 mijë dollarë për zgjerimin e rrugës dhe doganës së Morinës

Prishtinë, 27 janar - Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto vizitoi ditën e hënë Kosovën, ku u takua me homologun kosovar Lutfi Zharku, si dhe u prit nga kryeministri Isa Mustafa.

Gjatë takimit me homologun kosovar janë disktuar një sërë çështjesh të transportit mes dy vendeve ku 2 projektet më të rëndësishme të diskutuara ishin projekti i parafizibilitetit për hekurudhën që lidh 2 vendet dhe projekti i investimit në Doganën e Morinës.

Ministri Haxhinasto bëri të ditur për mediat, se do të fillojë puna për zgjerimin e rrugës dhe godinës së doganës së Morinës, përmes një investimi me vlerë 600 mijë dollarë.

 “Kemi miratuar një investim prej rreth 600 mijë dollarë për të bërë zgjerimin e rrugës që shkon drejt doganës dhe për të shtuar pikat e kontrollit, që besoj se do të jetë për t’i dyfishuar ato, duke krijuar një lehtësi më të madhe për të gjithë udhëtarët, por edhe për operatorët e ndryshëm ekonomikë që kalojnë në Doganën e Morinës”: -  deklaroi Haxhinasto.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)