28 Mars 2024

Kosova ka strehuar e shpëtuar hebrenjtë

Prishtinë, 27 janar - Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka përkujtuar 70-vjetorin e Holokaustit.

Ai në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se Kosova ka dalë faqebardhë, duke shpëtuar dhe strehuar hebrenjtë. “Shtatëdhjetë vjet më parë, kampet e përqendrimit të Aushvicit në Poloni u çliruan nga kontrolli nazist.

Më shumë se gjashtë milionë hebrenj u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore në krimin më makabër të kohërave moderne. Holokausti është edhe pikënisja e projektit të paqes së përhershme në Evropë nëpërmjet krijimit të BE-së. Kosova ka dalë faqebardhe duke shpëtuar hebrenjtë që kanë gjetur strehim te familjet e drejta kosovare dhe shqiptare. Prandaj sot Kosova nderon dhe kujton viktimat e Holokaustit, duke rikonfirmuar edhe vendin tonë të pamohueshëm në familjen e kombeve euroatlantike të ndërtuar mbi gjakun e derdhur në Luftën e Dytë Botërore”, ka shkruar Thaçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)