19 Prill 2024

KDI: 22 % e anëtarëve të Kuvendit të Malishevës pasiv në seanca

Malishevë, 27 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Fletënotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale të 31 anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës dhe subjekteve politike të përfaqësuara në këtë kuvend për periudhën Korrik-Dhjetor 2014.

Sipas publikimit të KDI-së “anëtarët që kanë treguar rezultate më të mira në të gjitha kategoritë në Kuvendin e Komunës së Malishevë janë: Muhamet Bytyqi (LVV) me  23.5 %,  Januz Kastrati (LDK) me 12.6 % dhe Ahmet Rrahmanaj (PDK) me 11.8 % .

Anëtarët që nuk kanë treguar asnjë rezultat në të gjitha kategoritë janë: Islam Vrenezi (IQM) me 0.0 %, Floriana Demaj (IQM) me 0.0 %, Rifat Mazreku (IQM) me 0.0 %, Liridona Maloku (IQM) me 0.0 %, Florentina Zulfaj (PDK) me 0.0 %, Bekim Hoti (PDK) me 0.0 %, dhe Donjeta Foniqi (LVV) me 0.0 % të notimit të përgjithshëm.

Gjatë gjashtë mujorit të dytë të këtij viti nga anëtarët e Kuvendit të Komunës të Malishevës janë ngritur gjithsej 243 çështje, prej të cilave 49 % nga fushat me interes për qytetarët e Malishevës ndërkaq 51 % e çështjeve të iniciuara kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës.

Anëtarët e LDK-së prijnë për nga inicimi i çështjeve me 37.0 %, të përcjellë nga anëtarët e LVV-së me 27.0  % të çështjeve të ngritura derisa Muhamet Bytyqi (LVV) ka shënuar numrin më të lartë të çështjeve të ngritura me gjithsejtë 27.0 %, i përcjellë nga Januz Kastrati (LDK) dhe Ahmet Rrahmanaj (PDK) me nga 15 % përkatësisht 10 % të çështjeve të ngritura.

Sa i përket pyetjeve të bëra nga anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës drejtuar ekzekutivit komunal, në këtë periudhë janë  bërë gjithsej 87 pyetje, nga të cilat 46 % kanë qenë të lidhura me aspekte procedurale të punës së organeve të Komunës së Malishevës derisa 54 % kanë qenë të lidhura me interesin e qytetarëve të kësaj komune”.

Anëtarët e LDK-së në Kuvendin e Komunës së Malishevës prijnë me numrin e pyetjeve të bëra gjatë kësaj periudhe me gjithsej 39 % të pyetjeve, të pasuar nga anëtarët e LVV-së me gjithsej 32 % të pyetjeve të përgjithshme. Në parashtrimin e pyetjeve anëtarë më aktiv kanë qenë Muhamet Bytyqi (LVV) me 32 %, Sami Kafexholli (LDK) dhe  Ahmet Rramanaj (PDK) me nga 14.0 % përkatësisht 13 %  të pyetjeve të përgjithshme.

Velen të potencohet se në këtë periudhë janë propozuar  disa Rregullore komunale për miratim dhe anëtarët që kanë propozuar Rregullore komunale për miratim pranë Kuvendit të Komunës së Malishevës ishin: Muhamet Bytyqi (LVV), Ahmet Rrahmanaj (PDK) dhe Hafir Rexha (AKR).

Qëllimi i publikimit të këtij Fletënotimi është informimi i paanshëm dhe objektiv i qytetarëve për punën e të zgjedhurve të tyre gjatë mbajtjes së seancave të Kuvendit të Komunës së Malishevës në periudhën Korrik-Dhjetor 2014, notim  ky i bazuar në nëntë shtylla të vlerësimit.

Fletënotimi për periudhën Korrik Dhjetor 2014 është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e qytetarëve për transparencë dhe llogaridhënie” projekt i mbështetur nga The Olof Palme Centre (OPIC).
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)