27 Prill 2024

Quinti dënon dhunën në protesta

Prishtinë, 26 janar –  Pesë shtetet e Quint-it, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Italia, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, e kanë dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit ndaj institucioneve publike e private në protestën e së shtunës në Prishtinë.

Në një komunikatë të Quint-it është thënë se dhuna në protesta është joligjore dhe e papranueshme.  Vendet e Quint-it kanë dënuar edhe frikësimin e ekipeve televizive, që po ashtu kanë thënë se është në kundërshtim me parimet e lirisë së medieve. “Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar e theksojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë jo të dhunshme.

E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore dhe për t’iu bashkuar në mënyrë vullnetare bashkëqytetarëve për të demonstruar është vendimtare për një demokraci funksionale”, është thënë në komunikatën e shteteve aleate të pavarësisë së Kosovës.

Franca, Italia, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i ushtrojnë me përgjegjësi të drejtat e tyre demokratike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)