26 Prill 2024

Aeroporti i Prishtinës zgjidhet stacioni më i mirë ajror

Prishtinë, 26 janar - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ Limak Kosovo, është zgjedhur stacioni më i mirë ajror për shërbimet e ofruara në pritje dhe përcjellje të udhëtarëve përgjatë muajit dhjetor 2014, nga kompania ajrore prestigjioze Austrian Airlines e cila është një ndër kompanitë më të rëndësishme botërore dhe operon në pothuajse të gjitha aeroportet më të mëdha botërore.

“Një vlerësim i veçantë nga kjo kompani ajrore për këtë shërbim të aeroportit bëhet specifikisht në tri pika kyce që janë edhe një ndër targetet e operimeve të aeroportit."

"Ky shërbim është vlerësuar për Shërbimet ndaj Klientëve, Performancë në Kohë si dhe Efikasitet në Operime."

"Gjatë vitit 2014 Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘ Adem Jashari’ Limak Kosovo kishte marrë certifikatë nga kompania e mirënjohur ajrore EasyJet për Performancë në Kohë”, ka njoftuar Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ Limak Kosovo.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)