16 Prill 2024

Shqipëria e Kosova bisedojnë për lidhjen hekurudhore

Prishtinë, 26 janar - Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto gjatë vizitës së tij në Prishtinë zhvilloi sot një takim bilateral pune me Ministrin e Infrastrukturës së Kosovës, Lutfi Zharku.

Dy ministrat vunë theksin mbi nevojën e intensifikimit të punës për çështjet konkrete të marrëveshjes midis dy institucioneve të firmosur një vit më parë në Prizren.
 
Haxhinasto e informoi homologun Kosovar për projektin e zgjerimit të rrugës dhe të pikave të kontrollit doganor në Doganën e Morinës, i cili do të lehtësojë shumë shërbimet për udhëtarët dhe bizneset në këtë pikë me aktivitet të dendur.

Ministrat u angazhuan më tëj për të gjetur mundësi financiare për studimin e fizibilitetit për lidhjen hekurudhore mes dy vendeve.

Çështjet e integrimit, veçanërisht përafrimi i legjislacionit dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat rajonale të transportit, ishin gjithashtu pjesë e axhendës së përbashkët.
 
Duke folur për projekte të përbashkëta, Ministri Haxhinasto u ndal tek Rruga e Kombit si aset i përbashkët, për të cilën ka nevojë të koordinohen përpjekjet për një aktivitet ekonomik më të dendur, lidhur kjo edhe me ofrimin e lehtësive në portet e vendit për biznesin kosovar.
 
Në përfundim të takimit, Ministri Haxhinasto prezantoi homologun me zhvillimet më të fundit në sektorin e transportit ajror dhe mundësitë e aktivizimit të  Aeroportit të Kukësit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)